Kosova do të shkojë edhe në një palë zgjedhje pa e përfunduar reformën zgjedhore ndonëse një gjë e tillë ishte nisur para 6 viteve.
Sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile reforma zgjedhore nuk ka përfunduar deri më tani për shkak se për një gjë të tillë nuk ka pasur vullnet nga partitë politike, shkruan lajmi.net.
Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë se partitë politike kanë zvarritur procesin e reformës zgjedhore, duke mos qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e tyre.
“Konsideroj që nuk kanë qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e saj, nuk kanë treguar gatishmëri për kompromise ndërmjet interesave të ndryshme të partive politike, sidomos të partive në pushtet me ato në opozitë, si dhe ka pasur edhe mospajtime të brendshme, pasi individët që kanë pasur fuqi më të madhe, kanë tentuar që reformën zgjedhore ta orientojnë në atë mënyrë që të maksimizojnë rolin e tyre dhe të rrisin gjasat për rizgjedhje, siç është përpjekja për mbyllje të listave të kandidatëve”, ka thënë Krasniqi për lajmi.net.
Ai po ka treguar disa nga dobitë që do të sillte reforma zgjedhore.
“Në rast se do të kishte reformë të mirëfilltë zgjedhore, kjo do të ndihmonte jashtëzakonisht shumë për t’i dhënë zgjidhje shumë situatave të cilat nuk parashihen me ligj, do të avancohej procesi i administrimit të zgjedhjeve, si dhe përfaqësimi i qytetarëve në institucione do të ishte më i mire”, është shprehur Krasniqi nga KDI.
Edhe Valmir Ismaili nga Demokraci Plus, ka thënë se reforma zgjedhore nuk ka përfunduar për shkak të mungesës së vullnetit nga partitë politike.
Sipas tij, legjislacioni aktual lë mundësi për parregullsi në zgjedhje, nëse partitë do të kishin vullnet për një gjë të tillë.
“Legjislacioni aktual nuk është që nuk garanton mundësi për organizim të rregullt të zgjedhjeve. Megjithatë, ky legjislacion ka disa mangësi të cilat potencialisht mundësojnë parregullsi në zgjedhje, kuptohet nëse partitë do të kishin vullnet për të bërë një gjë të tillë. Lista e votuesve, përkatësisht prania e numrit të madh të personave të vdekur, por edhe e diasporës, lejimi i votës me kusht dhe mangësi tjera që lidhin me administrimin direkt të ditës së zgjedhjeve, janë disa nga sfidat kryesore në aspekt të çështjeve që do të duhej adresuar me urgjencë. Në anën tjetër, krijimi apo jo i zonave zgjedhore, ulja apo rritja e pragut, identifikimi elektronik, etj., janë çështje që më shumë ndikojnë në avancimin e sistemit aktual zgjedhor”, është shprehur Isamili.
Ismaili ka thënë se reforma zgjedhore nuk ndodhë nëse kjo nuk bëhet prioritet i institucioneve dhe nëse e njëjta nuk trajtohet vetëm në prag të zgjedhjeve.
Reforma zgjedhore ishte kthyer në agjendën institucionale në fund të vitit 2016 nga iniciativa e presidentit Thaçi. Kjo nismë e tij ishte bojkotuar nga partitë opozitare.
Edhe pse grupet punuese në janar të vitit 2017 kishin përfunduar propozimet e tyre, Thaçi nuk i dërgoi ato në Kuvend, ndonëse kishte premtuar se në pranverë një gjë e tillë do të përfundojë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës