Xhudistet Distria Krasniqi në kategorinë 52 kg dhe Nora Gjakova në atë 57 kg, fituan medalje të arta në turneun ‘Grand Prix’ në Antalya të Turqisë.

Xhudistet e Kosovës dëshmuan paraqitje të jashtëzakonshme ndaj kundërshtareve dhe i sollën dy medalje shtetit të Kosovës.


Distria e Nora fituan 700 pikë të reja në ranglistën botërore.

Në anën tjetër, Fjolla Kelmendi (48 kg) arriti dy fitore e një humbje, por mbeti pa medalje.

Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot” se është sukses i madh.

“Në Antalia të Turqisë ekipi ynë edhe një herë tregoj se dalëngadalë po sigurt po bëhet forcë botërore në sportin e xhudos! Për herë të parë u fituan dy medalje të arta në një Grand Prix, me një fjalë Distria dhe Nora shkëlqyen me performancën e tyre”, tha Agroni.

telegrafi sport app