Kosova - Madagaskari: Formacioni i parë zyrtar nën drejtimin e Challandes

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Madagaskarit i kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.
Kosova dhe Madagaskari do të ndeshen sot (e shtunë) mes vete në një miqësore ndërkombëtare.
Ky takim ndaj Madagaskarin do të fillojë nga 19:00 dhe do të zhvillohet në Paris të Francës.
Ndeshja ndaj kombëtares afrikane do të jetë e para për transferimin e ri të Kosovës, Bernard Challandes.

Trajneri zviceran ka vendosur të bëjë disa ndryshime në formacion në debutimin e tij me Kosovën.
Challendes ka vendosur t'i besoj Edon Zhegrovës nga minuta e parë, ndërsa titullar është edhe Bersant Celina e Bernard Berisha.
Formacioni i Challandes është 4-2-3-1, ndërsa Telegrafi raportoi edhe më parë ekskluzivisht formacionin zyrtar.
Formacionet zyrtare:

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































