Liga e Kombeve/ Mbyllet ndeshja, Kosovë 2-1 Islandë: Çfarë ndodhi, para, gjatë dhe pas ndeshjes

- 21/03/2025 01:51-Kaq nga NE për ndeshjen Kosovë -Islandë
- 21/03/2025 01:49-“Kemi mundur ta mbyllim ndeshjen më herët” – Aro Muric vlerëson fitoren ndaj Islandës
- 21/03/2025 01:48-Lumbardh Dellova beson në kalimin e Kosovës në Ligën B
- 21/03/2025 01:46-Amir Rrahmani me këmbë në tokë pas fitores, flet për problemet që patën ndaj Islandës
- 20/03/2025 23:57-“Fituam me meritë, por kemi mundur të shënojmë më shumë gola” – Foda flet pas ndeshjes me Islandën
- 20/03/2025 23:56-Notat e lojtarëve, Kosovë 2-1 Islandë: Nga Muric te Rrahmani, Rexhbeçaj e Muriqi – yje e Dardanëve që shkëlqyen
- 20/03/2025 22:38-Mbyllet ndeshja
- 20/03/2025 22:33
- 20/03/2025 22:27
- 20/03/2025 22:26
- 20/03/2025 22:20
- 20/03/2025 22:13
- 20/03/2025 22:08
- 20/03/2025 22:04-GOOOOOOOOOOL
- 20/03/2025 22:01
- 20/03/2025 21:56
- 20/03/2025 21:50
- 20/03/2025 21:49-Nis pjesa e dytë
- 20/03/2025 21:32-Mbyllet pjesa e parë
- 20/03/2025 21:29
- 20/03/2025 21:26
- 20/03/2025 21:11-GOL - barazon Islanda
- 20/03/2025 21:06-GOOOOOOOOOL
- 20/03/2025 21:04
- 20/03/2025 20:58
- 20/03/2025 20:47-Fillon ndeshja
- 20/03/2025 20:45-Dardanët me transparent për ndeshjen Kosovë-Islandë
- 20/03/2025 20:44-Intonohen himnet, gjithçka gati për ndeshjen
- 20/03/2025 20:29-Lojtarët po kryejnë përgatitjet e fundit
- 20/03/2025 20:17-Kombëtarja e Kosovës arrin në "Fadil Vokrri" për ndeshjen me Islandën
- 20/03/2025 20:09-Formacionet zyrtare, Kosovë – Islandë: Foda starton me skuadër sulmuese
- 20/03/2025 18:51-Gjithçka gati për përballjen Kosovë-Islandë
- 20/03/2025 14:40-Nga Muriqi te Rashica e Rrahmani, top shënuesit e Kombëtares së Kosovës
- 20/03/2025 12:02-Sonte ndeshja e tretë, Kosova dhe Islanda janë përballur dy herë në vitin 2017
- 20/03/2025 11:20-Një debutues nga minuta e parë, formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Islandës
- 20/03/2025 10:28-Si e vlerësoni punën e Franco Fodas si trajner i Kosovës?
- 20/03/2025 08:38-Dita e ndeshjes: Kosova pret Islandën në ‘Fadil Vokrri’, Dardanët duan fitore në ndeshjen e parë
- 20/03/2025 00:40-Kosova mbyll stërvitjen e fundit, Rrahmani dhe Berisha të gatshëm për lojë
- 20/03/2025 00:39-Kapiteni i Islandës vlerëson mbrojtjen dhe sulmin e Kosovës
- 20/03/2025 00:38-Përzgjedhësi i Islandës thotë se Kosova ka lojtarë që luajnë në ekipe të mira në Evropë
- 20/03/2025 00:35-Përzgjedhësi Foda analizon pikat e forta të Islandës para ndeshjes në Ligën e Kombeve
- 20/03/2025 00:31-Me formacionin 4-3-3, me tre yje të rinj në sulm – kështu pritet të luajë Islanda ndaj Kosovës
- 20/03/2025 00:30-“E kemi analizuar kundërshtarin, dimë pikët e forta dhe të dobëta të tyre” – Rrudhani flet për ndeshjen me Islandën
- 20/03/2025 00:28-Shqetësojnë dy yjet e Kosovës, stërvitën të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit
- 20/03/2025 00:27-Serdar Gozubuyuk do të drejtojë ndeshjen Kosovë – Islandë
- 20/03/2025 00:25-“Nder, krenari, luftë, ëndërr” – Gallapeni, Demaku dhe Abdullahu flasin pas ftesës nga Kosova
- 20/03/2025 00:23-Sahiti dhe Abdullahu flasin për përshtypjet e para në grumbullin e marsit për ndeshjet me Islandën
- 20/03/2025 00:20-Foda konfirmon edhe dy mungesa të tjera të Kosovës për duelin ndaj Islandës
- 20/03/2025 00:19-Qëndrim Zyba i shtohet listës së Kosovës për ndeshjet me Islandën
- 20/03/2025 00:17-Lista e Kosovës për dy ndeshje ndaj Islandës

Kosova e ka fituar përballjen e parë ndaj Islandës me rezultat 2-1 në kuadër të play-off-it në Ligën e Kombeve.
Dueli i kthimit zhvillohet të dielën në Murcia të Spanjës.
21/03/2025 01:51-Kaq nga NE për ndeshjen Kosovë -Islandë
Telegrafi iu ka mbajtur të informuar për ndeshjen Kosovë 2-1 Islandë, për të gjitha rreth këtij takimi. Shihemi pas tri ditësh në ndeshjen kthyese që zhvillohet në Spanjë.21/03/2025 01:49-“Kemi mundur ta mbyllim ndeshjen më herët” – Aro Muric vlerëson fitoren ndaj Islandës
Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka folur pas ndeshjes me Islandën, duke thënë se e kanë merituar fitoren. Sipas tij ndeshja ka mundur të mbyllet më herët, ku vet portieri ishte shquar me shumë pritje ndaj Islandës. “Mendoj se është kënaqësi t’i dërgojmë tifozët në shtëpi me buzëqeshje. Kemi mundur ta mbyllim ndeshjen më herët”, deklaroi fillimisht Muric. Lexo lajmin e plotë>>>21/03/2025 01:48-Lumbardh Dellova beson në kalimin e Kosovës në Ligën B
Lumbardh Dellova e kaloi Kosovën në epërsi Islandës në përballjen e parë në kuadër të play-off-it në Ligën e Kombeve. Mbrojtësi kosovar realizoi gol në minutën e 19-të, ndërsa është shprehur shumë i lumtur pas ndeshjes që po arrin ta ndihmojë Kombëtaren. “Gjithmonë mundohem të jap më të mirën nga vetja sa herë që luaj për Kosovën”, deklaroi fillimisht Lumbardhi. Lexo lajmin e plotë>>>21/03/2025 01:46-Amir Rrahmani me këmbë në tokë pas fitores, flet për problemet që patën ndaj Islandës
Amir Rrahmani ishte me këmbë në tokë për fitoren 2-1 të Kosovës në ndeshjen e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve. Kapiteni i Dardanëve deklaroi se ka ende vend për përmirësime, pasi ndaj islandezëve kishin probleme me pozicionim dhe me të bërit presion. “Ka shumë lojtarë që vijnë dhe shkojnë, por kushdo që vjen (te Kosova) duhet ta gjejë balancën dhe të shkojmë te fitorja”, deklaroi fillimisht Amiri. Lexo lajmin e plotë >>>20/03/2025 23:57-“Fituam me meritë, por kemi mundur të shënojmë më shumë gola” – Foda flet pas ndeshjes me Islandën
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka deklaruar se Kosova luajti mirë dhe e meritoi fitoren ndaj Islandës. Ai ka shtuar se ndryshimet e bëra në pjesë të dytë patën efekt, por nënvizoi se Kosova pati raste të shënonte më tepër gola. “Në 15 minutat e para të lojës luajtëm mirë dhe kaluam me meritë në epërsi. Por më pas e humbëm kontrollin e lojës pak. Nuk funksionoi ashtu si mendova në fillim”. Lexo lajmin e plotë>>>20/03/2025 23:56-Notat e lojtarëve, Kosovë 2-1 Islandë: Nga Muric te Rrahmani, Rexhbeçaj e Muriqi – yje e Dardanëve që shkëlqyen
Kosova e ka fituar përballjen e parë ndaj Islandës me rezultat 2-1 në kuadër të play-off-it në Ligën e Kombeve. Dardanët e nisën ndeshjen duke sulmuar kundërshtarin dhe me këtë e krijuar një epërsi të hershme. Lumbardh Dellova dhe Elvis Rexhbeçaj i shënuan golat në fitoren e Dardanëve, ndërsa golin e islandezëve e shënoi kapiteni, Orri Oskarsson. Lojtari më i mirë i ndeshjes sipas SofaScore ishte portieri Arijanet Muric, i cili u vlerësua me notën 8.1. Pas tij me paraqitje të lartë ishin dy qendërmbrojtësit Amir Rrahmani (7.7) dhe Lumbardh Dellova (7.7). Vedat Muriqi (7.4), Leart Paqarada (7.3) dhe Elvis Rexhbeçaj (7.1) kishin po ashtu paraqitje shumë të mirë.
20/03/2025 22:38-Mbyllet ndeshja
90' Pas katër minutash shtesë, Kosova arrin ta ruajë rezultatin dhe merr fitore në ndeshjen e parë.20/03/2025 22:33
88' Dalin nga loja Vedat Muriqi dhe Milot Rashica, në lojë Lindon Emërllahu dhe Albion Rrahmani.20/03/2025 22:27
83' Sërish Rashica në rast të mirë, por gjuan plogësht.20/03/2025 22:26
80' Thorsteinsson bukur futet në zonë, kalon Dellovën, gjuan fort, por Muric ishte në vend.20/03/2025 22:20
75' Amir Rrahmani gjen golin, por u anulua pasi mbrojtësi luajti me dorë paraprakisht.20/03/2025 22:13
68' Super pritje nga Aro Muric. Sulmuesi Oskarsson gjuan, pret portieri ynë shumë bukur.20/03/2025 22:08
63' Çfarë humbet Milot Rashica! Demaku pason bukur te Rashica, i cili i vetëm me portier, godet këtë të fundit në kokë.20/03/2025 22:04-GOOOOOOOOOOL
58' Elvis Rexhbeçaj merr topin nga mesfushori islandez dhe gjuan bukur për epërsinë e Kosovës. Super gol nga mesfushori i Kosovës.⚽️ GOAL: Rexhbeçaj 🇽🇰 Kosovo 2-1 Iceland 🇮🇸pic.twitter.com/ichAwNp8LD
— Goals Xtra (@GoalsXtra) March 20, 2025
20/03/2025 22:01
57' Paqarada harkon, Rrahmani godet me kokë, por topi shkon në duart e portierit.20/03/2025 21:56
51' Paqarada gjuan nga distanca, por topi shkon ngjitur me shtyllën.20/03/2025 21:50
47' Kosova rrezikon në start, Rashica harkon, Muriq me kokë gjuan, po bllokohet.20/03/2025 21:49-Nis pjesa e dytë
46' Kosova me dy zëvendësime, dalin Valon Berisha dhe Donat Rrudhani, futen në lojë Vesel Demaku dhe Emir Sahiti.20/03/2025 21:32-Mbyllet pjesa e parë
20/03/2025 21:29
42' Vojvoda bukur harkon, Muriqi me kokë gjuan, por mbron portieri, ndërsa nga topi i kthyer nuk përfiton Rrudhani.
20/03/2025 21:26
39' Islanda rrezikon sërish me Oskarsson, por Muric ishte në vend.20/03/2025 21:11-GOL - barazon Islanda
22' Islanda barazon shifrat. Muric dhe Rrahmani nuk kuptohen, Orri Oskarsson del i vetëm me portier dhe shënon për 1-1.20/03/2025 21:06-GOOOOOOOOOL
18' Disa pasime të bukura afër zonës, Amir Rrahmani pason te Lumbardh Dellova i cili gjuan bukur dhe shënon për 1-0.⚽️ GOAL: Dellova 🇽🇰 Kosovo 1-0 Iceland 🇮🇸pic.twitter.com/A0khDMgMvk
— Goals Xtra (@GoalsXtra) March 20, 2025
20/03/2025 21:04
17' Kosova me rast të mirë. Rrudhani pason bukur te Rashica, i cili e komplikon brenda zonës dhe nuk gjuan.20/03/2025 20:58
11' Provojnë nga distanca Milot Rashica dhe Lumbardh Dellova, të dy jashtë porte.20/03/2025 20:47-Fillon ndeshja
1' Islanda luan me topin e parë.20/03/2025 20:45-Dardanët me transparent për ndeshjen Kosovë-Islandë
Dardanët kanë shfaqur një transparent para ndeshjes Kosovës-Islandë. Në transparent shkruhet: "Djemtë që i dalin zot vendit janë këtu. Atdhedashurinë nuk e lëmë me u tregtu".20/03/2025 20:44-Intonohen himnet, gjithçka gati për ndeshjen
20/03/2025 20:29-Lojtarët po kryejnë përgatitjet e fundit
Lojtarët e të dy skuadrave, janë në fushë ku po i kryejnë përgatitjet e fundit.20/03/2025 20:17-Kombëtarja e Kosovës arrin në "Fadil Vokrri" për ndeshjen me Islandën
Ekspedita e Kosovës ka arritur në stadiumin "Fadil Vokrri" për ndeshjen me Islandën që fillon në ora 20:45. Dardanët luajnë në play-off për t'u promovuar në Ligën B, pasi aktualisht janë në Ligën C.
20/03/2025 20:09-Formacionet zyrtare, Kosovë – Islandë: Foda starton me skuadër sulmuese
Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte (e enjte) ndeshjen e parë të vitit 2025, ku Dardanët në ‘Fadil Vokrri’ përballen me Islandën, Kjo ndeshje vjen në kuadër të ‘play-off’-it të Ligës së Kombeve, ku fituesi pas dy dueleve do të luaj në Ligën B. Përzgjedhësi Franco Foda ka vendosur të luajë me formacionin 4-2-3-1.Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Paqarada, Rexhebeçaj, Berisha, Krasniqi, Rashica, Rudhani, Muriqi.
20/03/2025 18:51-Gjithçka gati për përballjen Kosovë-Islandë
Pak orë na ndajnë nga starti i ndeshjes mes Kosovës dhe Islandës në Ligën e Kombeve. Dardanët janë nikoqirë të islandezëve për takimin që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45. Lajmi i plotë>>>>20/03/2025 14:40-Nga Muriqi te Rashica e Rrahmani, top shënuesit e Kombëtares së Kosovës
Kombëtarja e Kosovës do të nisë ndeshjet për vitin 2025, ku sonte (e enjte) pret Islandën në 'Fadil Vokrri' me fillim nga ora 20:45.
Në fakt Dardanët do t'i zhvillojnë dy ndeshje me Vikingët, sonte e para dhe pas tre ditëve e kthimit për të kaluar në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Telegrafi ju sjell top shënuesit e Kombëtares së Kosovës deri më tani nga viti 2016 në të gjitha ndeshjet që kanë luajtur.
Vedat Muriqi është larg shënuesi më i mirë me 28 gola në 58 ndeshje me fanellën dardane.
Lajmi i plotë20/03/2025 12:02-Sonte ndeshja e tretë, Kosova dhe Islanda janë përballur dy herë në vitin 2017
Kombëtarja e Kosovës do të takohet me atë të Islandës me fillim nga ora 20:45 në ‘Fadil Vokrri’.
Është hera e parë që Kosova pret Islandën në tokën dardane, edhe pse dy Kombëtaret janë takuar edhe më parë.
Më saktësisht tetë vite më parë Kosova dhe Islanda ishin në të njëjtin grup për kualifikimet e Kampionatit Botëror 2018.
Lajmi i plotë20/03/2025 11:20-Një debutues nga minuta e parë, formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Islandës
Kombëtarja e Kosovës do të zhvilloj sonte (e enjte) ndeshjen e parë të vitit 2025.
Dardanët në 'Fadil Vokrri' përballen me Islandën në kuadër të 'Play-Off'-it të Ligës së Kombeve, ku fituesi pas dy dueleve do të luaj në Ligën B.
Lajmi i mirë është sigurisht që kapiteni Amir Rrahmani është i gatshëm për këtë ndeshje, derisa lëndimin e ka kaluar edhe mesfushori me përvojë Valon Berisha.
Përzgjedhësi Franco Foda pritet t'i hedh në fushë 11 lojtarët më në formë, derisa në portë pritet të jetë i padiskutueshmi Aro Muric.
Lajmi i plotë20/03/2025 10:28-Si e vlerësoni punën e Franco Fodas si trajner i Kosovës?
Voto në pyetësor...20/03/2025 08:38-Dita e ndeshjes: Kosova pret Islandën në ‘Fadil Vokrri’, Dardanët duan fitore në ndeshjen e parë
Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sot ndeshjen e parë të vitit 2025 dhe të muajit mars.
Dardanët do t’i luajnë dy sfida shumë të rëndësishme në Play-Off të Ligës së Kombeve ndaj Islandës për promovim në Ligën B.
Në një atmosferë të zjarrtë që pritet të jetë në ‘Fadil Vokrri’, djelmoshat kosovarë synojnë të marrin fitore në ndeshjen e parë ndaj Islandës.
Lajmi i plotë20/03/2025 00:40-Kosova mbyll stërvitjen e fundit, Rrahmani dhe Berisha të gatshëm për lojë
Kosova e ka mbajtur stërvitjen e fundit për ndeshjen e parë të play-offit për Ligën B të Ligës së Kombeve kundër Islandës, e cila zhvillohet të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Të gjithë futbollistët ishin të pranishëm në seancën e fundit stërvitore, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka punuar në detajet e fundit taktike. Seanca stërvitore e zhvilluar të mërkurën ishte e karakterizuar nga një atmosferë pozitive dhe dinamike, me ekipin që u fokusua në skemat sulmuese dhe mbrojtëse.20/03/2025 00:39-Kapiteni i Islandës vlerëson mbrojtjen dhe sulmin e Kosovës
Në konferencën për media, përkrah trajnerit Arnar Gunnlaugsson, ishte edhe kapiteni i ri i Islandës, Orri Steinn Oskarsson. Ai e konsideron Kosovën një ekip me vlera dhe ka vlerësuar si mbrojtjen, ashtu edhe sulmin e “Dardanëve”. “Ne e dimë se Kosova ka disa lojtarë të mirë dhe i dimë kualitetet e tyre. I kemi analizuar dhe e dimë se do të jenë dy ndeshje shumë të vështira”, ka thënë fillimisht Oskarsson. Lexo lajmin e plotë>>>20/03/2025 00:38-Përzgjedhësi i Islandës thotë se Kosova ka lojtarë që luajnë në ekipe të mira në Evropë
Përzgjedhësi i Islandës, Arnar Gunnlaugsson, ka folur në konferencë për media në Prishtinë, ku ka shprehur vlerësimin e tij për Kombëtaren e Kosovës. Megjithatë, ai synon ta nisë aventurën e tij si trajner i Islandës me një fitore. Gunnlaugsson mori drejtimin e skuadrës në fillim të këtij viti dhe kjo do të jetë ndeshja e tij e parë në krye të ekipit. “E kam marrë drejtimin e ekipit në janar dhe kjo është ndeshja ime e parë. Jam shumë krenar dhe i emocionuar për ndeshjen ndaj Kosovës”, ka thënë Gunnlaugsson. Lexo lajmin e plotë>>>20/03/2025 00:35-Përzgjedhësi Foda analizon pikat e forta të Islandës para ndeshjes në Ligën e Kombeve
Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Islandën në play-off të Ligës së Kombeve mes promovimit në Ligën B apo qëndrimin në atë C. Dardanët janë nikoqirë të islandezëve për ndeshjen që luhet nesër (20 mars) në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45. Para ndeshjes, trajneri Franco Foda ka thënë në konferencë për media se Islanda është një kombëtare që luan lojë shumë taktike. Lexo lajmin e plotë>>>20/03/2025 00:31-Me formacionin 4-3-3, me tre yje të rinj në sulm – kështu pritet të luajë Islanda ndaj Kosovës
Të enjten, Kosova dhe Islanda luajnë ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Kombeve. Ndeshja luhet në Prishtinë, me fillim në orën 20:45 dhe do të jetë vendimtare për të dy ekipet që luftojnë për një vend në Ligën B. Islanda po përgatitet në Spanjë nën drejtimin e përzgjedhësit të ri Arnar Gunnlaugsson. Sipas mediave islandeze, Gunnlaugsson synon të përdorë një formacion 4-3-3.20/03/2025 00:30-“E kemi analizuar kundërshtarin, dimë pikët e forta dhe të dobëta të tyre” – Rrudhani flet për ndeshjen me Islandën
Kosova po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parë të “play-off” të Ligës së Kombeve ndaj Islandës, ku pas stërvitjes foli mesfushori Donat Rrudhani. Ai ka folur për përgatitjet dhe rëndësinë e ndeshjes së të enjtes. Lexo lajmin e plotë>>>20/03/2025 00:28-Shqetësojnë dy yjet e Kosovës, stërvitën të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit
Kosova po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parë të “play-off” të Ligës së Kombeve ndaj Islandës, me Amir Rrahmanin dhe Valon Berishën që stërvitën të diferencuar. Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka vijuar përgatitjet individuale për shkak të një lëndimi të pësuar të dielën para grumbullimit të ekipit me skuadrën e Napolit. Lexo lajmin e plotë>>>20/03/2025 00:27-Serdar Gozubuyuk do të drejtojë ndeshjen Kosovë – Islandë
Holandezi me origjinë turke, Serdar Gozubuyuk, është emëruar si gjyqtar kryesor për ndeshjen e rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Islandës në play-off të Ligës B të Kombeve. Ndeshja do të luhet të enjten, 20 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45. Gozubuyuk, 39-vjeçari, është një nga gjyqtarët më të njohur në skenën ndërkombëtare. Ai ka ndarë drejtësi në të tre garat evropiane të UEFA-s: Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.20/03/2025 00:25-“Nder, krenari, luftë, ëndërr” – Gallapeni, Demaku dhe Abdullahu flasin pas ftesës nga Kosova
Tri prurjet e reja: Dion Gallapeni, Vesel Demaku dhe Lirjon Abdullahu kanë treguar ndjenjat e tyre pas ftesës së parë nga Kombëtarja e Kosovës. Kosova do të luajë dy ndeshje ndaj Islandës në këtë muaj, ku fillimisht të enjten, më 20 mars, luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ndërsa tri ditë më vonë udhëtojnë drejt Spanjës për ndeshjen kthyese. Këto dy ndeshje janë të vlefshme për ‘play-off’-in e Ligës së Kombeve, ku luhet për promovim në Ligën B apo mbetje në Ligën C. Përzgjedhësi Franco Foda ka sjell disa risi në listën e Dardanëve, ku ka pasur edhe tri prurje të reja si Gallapeni, Demaku dhe Abdullahu. Lexo lajmin e plotë>>>20/03/2025 00:23-Sahiti dhe Abdullahu flasin për përshtypjet e para në grumbullin e marsit për ndeshjet me Islandën
Kombëtarja e Kosovës ka nisur sot përgatitjet në Kampin Nacional në Hajvali, për dy ndeshjet e “Play-off”-it të Ligës së Kombeve. Dardanët do të përballen me Islandën më 20 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa ndeshjen e kthimit e luajnë më 23 mars në Murcia të Spanjës. Sulmuesi i Hamburgut, Emir Sahiti, pas stërvitjes u shpreh i entuziazmuar për sfidën e radhës. Njëjtë edhe talenti 16-vjeçar i Stuttgarter Kickers U17, Lirjon Abdullahu, që po grumbullohet me ekipin e parë. Lexo lajmin e plotë>>>20/03/2025 00:20-Foda konfirmon edhe dy mungesa të tjera të Kosovës për duelin ndaj Islandës
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka dhënë një konferencë për media para dy ndeshjeve që ‘Dardanët’ do t’i zhvillojnë gjatë këtij muaji. Kosova do të luajë ndaj Islandës dy ndeshje vajtje-ardhje të vlefshme për ‘play-off’ të Ligës së Kombeve. Mes tjerash Foda u pyet edhe për situatën me lëndime tek ‘Dardanët’ ku sqaroi vendimin e tij për ta bërë pjesë të grumbullimit Qëndrim Zybën. Sipas Fodës, dyshja Fisnik Asllani dhe Florent Hadërgjonaj si pasojë e lëndimeve që kanë pësuar me klubet respektive, kanë mbetur të detyruar të tërhiqen nga grumbullimi.20/03/2025 00:19-Qëndrim Zyba i shtohet listës së Kosovës për ndeshjet me Islandën
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka ftuar për dy ndeshjet e play-offit të Ligës së Kombeve kundër Islandës edhe mesfushorin Qëndrim Zyba. Mesfushori qendror i skuadrës çeke Slovan Liberec , paraprakisht ishte pjesë e listës së zgjeruar. Në këtë edicion, Zyba është paraqitur në 14 ndeshje në kampionatin çek, ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar 1 herë.20/03/2025 00:17-Lista e Kosovës për dy ndeshje ndaj Islandës
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e “play-off”-it të Ligës së Kombeve kundër Islandës, që zhvillohen më 20 dhe 23 mars. Edhe kësaj radhe, Foda krahas listës prej 26 futbollistëve, e ka përpiluar edhe listën e zgjeruar prej 9 futbollistëve. Në këtë listë, ajo çfarë bije në sy është tri prurje të reja si Vesel Demaku, Dion Gallapeni dhe Lirjon Abdullahu.
































































