Qytetarët e Kosovës nuk janë marrë me dhunë dhe zhdukur vetëm në luftën e fundit në Kosovë por edhe në luftërat e më hershme në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovin. Për këtë arsye, ditë më parë është mbajtur takimi i grupit rajonal për rastet e paidentifikuara të personave të zhdukur, ku vendi ynë ka arritur identifikimin e njëmbëdhjetë mbetjeve mortore dhe pesë rasteve të konfirmimit të identiteti.
Megjithatë, ajo çka mbetet shqetësuese, është identifikimi i lokacioneve në territorin e Serbisë, pasi ende nuk ka ndonjë datë për të vazhduar gërmimet atje.
Dyshuese është edhe identifikimi dhe marrja e mbetjeve mortore nga familjarët në kohën kur gjurmimet i ka bërë Tribunali i Hagës, pasi personat janë identifikuar në mënyrë tradicionale dhe jo me ADN, për çka familjarët luten për bashkëpunim në mënyrë që të vërtetohen edhe një numër i madh i mbetjeve mortore që janë në murgun e Prishtinës.
Nga Komisioni Qeveritarë për të pagjeturit, Kushtrim Gara, thotë për KosovaPress, se ky proces ka filluar që nga viti 2021 dhe se sfida me të cilën përballen janë ende mungesa e informacioneve nga pala serbe.
Ai tha se populli i Kosovës është përballur me luftëra në të gjithë fazën e historisë dhe si pasojë e luftës, kanë duke bashkëpunuar me Kroacinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, për të identifikuar lokacione dhe persona të pagjetur edhe në atë pjesë.
“Një proces që ne e kemi filluar qysh në nëntor të vitit 2021 një proces që ne po e quajmë ri-inventarizimit dhe shqyrtimin e të gjitha rasteve të mbetjeve mortore, sigurisht janë prezantuar të dhënat edhe në kuptimin statistikorë përfshirë 16 identifikime të reja si rezultat i këtij procesi, në fakt 11 identifikime dhe pesë raste në mungesë identiteti por edhe sfidat me të cilat përballemi, që hyn mungesa e informacioneve të besueshme në këtë mungesa e informacioneve të palës serbe në bashkëpunim me palën në këtë proces.
Janë diskutuar edhe rastet e paidentifikuara të cilat vazhdojnë të ruhen në AVN, në kujdesin e mjekësisë ligjore të Kosovës por edhe në murgjit e shteteve tjera. Prandaj, një prej çështjeve të adresuara ka qenë edhe rastet e personave te zhdukur, qytetarë të Kosovës si pasojë e luftës edhe në territorin e ish-Jugosllavisë, përkatësisht në luftën e Bosnjës-Hercegovinës dhe në luftën e Kroacisë dhe në bashkëpunim me të dyja republikat po bashkëpunojmë qoftë edhe në komunikim me familjet, fshatrat të familjarëve që të kontaktojmë këto familje siç kemi thënë në vazhdimësi që populli i Kosovës, me rrëmbime me forcë nuk është përballur vetëm këtë luftën e fundit 1998/1999, por në të gjitha fazat e historisë përfshirë edhe vitet 1990 në kohën e okupimit”, tha Gara.
Gara theksoi se në raport me palën serbe për identifikimin e lokacioneve dhe gjetjen e personave të pagjetur, edhe sot është e nevojshme përkrahja nga bashkësia ndërkombëtare, në mënyrë që të ketë një qasje presioni që pala serbe të jetë më bashkëpunuese me Kosovën.
“Republika e Kosovës mbetet shembull në rajon dhe më gjerë për mënyrën e adresimit të çdo informate që do të mund të kontribuojë më zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur, janë të paktën 13 lokacione të adresuara brenda territorit të Kosovës dhe shumica këtyre lokacioneve kanë rezultuar me rezultat pozitiv në gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore gjatë luftës.
Ajo çka mbetet shqetësuese, sfidë identifikimi i lokacioneve në territorin e Serbisë, përkundër kërkesave të vazhdueshme ende nuk ka ndonjë datë për të vazhduar gërmimet në lokacion të Serbisë. Është më se e nevojshme edhe më tutje përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare në kuptim të presionit te pala serbe për të qenë më bashkëpunuese në ketë proces dhe për të vënë në dispozicion të dhënat nga arkivat e tyre.
Meqë ne jemi shumë të sigurt që varrezat masive duhet të jenë në këtë hapësirë por është e nevojshme që të kemi të dhëna nga arkivat në institucionet e Serbisë, meqë po flasim për një zonë në afërsi të minierave që them kusht ishte që ky ndryshimi i tereni është i natyrshëm, prandaj jemi 24 vite pas luftës dhe të gjitha të dhënat nga institucionet serbe dhe ato ndërkombëtare të vënë në dispozicion të këtij procesi, dhe pastaj ne do të mund të saktësonim lokacionet apo do të mund të zgjidhnim rastet e personave te zhdukur në përpjekje të respektimit të drejtave familjarë për ta ditur vendndodhjen e me të dashurit të tyre, të rrëmbyer me forca gjatë luftës në Kosovë”, u shpreh Gara.
Ndërkaq, kryetari i Këshillit të Familjeve të Zhdukura, Ahmet Grajçevci shtoi se gërmimet po vazhdojnë të neglizhohen shkaku i Serbisë. Ai ka lutur edhe familjet që të adresojnë gjurmët e personave nga lufta për shkak se në mungesë identiteti në murgun e Kosovën, është një numër mjaft i madh i trupave.
“Gërmimet si duket në vitin e fundit janë neglizhuar pak jo nga shkaku i Qeverisë së Kosovës por shkaku i Serbisë, ajo është shkaktarë numër një e cila nuk lejon që të hulumtojnë në Serbi. Sa i takon territorit të Kosovës, aty janë gërmimet të cilat bëhen, hulumtojnë edhe varrezat të cilat i ka eksploruar edhe Tribunali i Hagës në vitin 2000/2003 deri 2007 dhe aty po gjenden mbetje mortore”.
“Ajo që neve na sjell telashe se familjarët të cilët i kanë marrë gjatë kohës së gjurmimit të Tribunalit të Hagës, këtu e kemi atë problemin se shumica i kanë marrë në bazë tradicionale, në bazë të rrobave kur e dimë se para ekzekutimit, Serbia i ka zhveshur dhe i ka dhënë ultimatum 1 minutë ose dy minuta me u vesh, 100 persona nuk ka mundur të gjejnë rrobën e vet dhe kështu që e kemi një numër të madh të mbetjeve mortorë në murg, e cila dëshiron qasje”.
“Ne kemi edhe njerëz të zhdukur në territorin e Bosnjës, në Kroaci dhe punëtorë ose qofshin udhëtarë që kanë udhëtuar nga Sllovenia në Kosovë, janë të zhdukur edhe për këtë duhet me ligj dhe të rregullohet edhe çështja e tyre. I lusim familjarët të gjithë ata që i kanë marrë në mënyrë tradicionale prej Tribunalit të Hagës në varrezat masive, të na japin pesë pika gjak nuk i kushton asgjë, nuk do të prekim varrin dhe lapidarin, vetëm na intereson për ato analiza a janë në murg ose jo”, tha Grajcevci.
Përndryshe, mbi 1.600 persona konsiderohen ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje