Kosova grumbullohet për ndeshjet me Poloninë dhe Lituaninë, flasin Berisha dhe Kastrati

Përfaqësuesja A e Kosovës të martën paradite e ka zhvilluar stërvitjen e parë në Torun të Polonisë, ku është duke e mbajtur grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e Dritares së Dytë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.
Kosova do të ballafaqohet me Poloninë më 23 shkurt duke filluar nga ora 19:00 në Ëloclaëek, kurse më 26 shkurt në Klaipeda do të jetë mysafire e Lituanisë, takim ky që do të luhet me fillim nga ora 19:30.
Pas stërvitjes së parë për faqen zyrtare të FBK-së janë deklaruar kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Dardan Berisha dhe i rikthyeri në ekip pas lëndimit, Erjon Kastrati.
Dardan Berisha, kapiten i Përfaqësueses së Kosovës, është i lumtur që janë bashkuar sërish si ekip, duke mos i harruar objektivat që i kanë.
“Përgatitjet i kemi filluar sot, pasi që mbrëmë të gjithë kemi arritur në Torun. Jemi shumë të lumtur që jemi kthyer prapë bashkë, i dimë qëllimet tona, por edhe e dimë që s’ka me qenë lehtë. Sot e kemi mbajtur stërvitjen e parë në mëngjes, në mbrëmje sërish do të kemi stërvitje”.
“Të gjithë bashkëlojtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kjo na jep motivim që të bëjmë sa më mirë në duel me Poloninë. Scott Bamforth nuk ka pasur mundësi për shkak të rikuperimit të bashkëngjitet me ne, por është mirë që Shaën Jones është me ne në ekip, dhe mendoj se ai do të na ndihmojë shumë. Skuadra nuk është e njëjta siç ka qenë në muajin nëntor, por ne do ta japim 100% tonë në stërvitje dhe në ndeshje, si dhe do të mundohemi të bëjmë një befasi për të mposhtur një ekip të fortë siç është Polonia”, ka thënë Berisha.
Në anën tjetër, Erjon Kastrati, basketbollist i Përfaqësueses së Kosovës, i kthyer nga lëndimi ka thënë se ndeshja me Poloninë do të jetë e vështirë.
“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer me ekipin. Dua të falënderoj Federatën e Basketbollit të Kosovës që na ka dhënë mundësi të grumbullohemi në Poloni disa ditë më herët, në mënyrë që të përgatitemi sa më mirë për takimin me Poloninë, një Përfaqësuese kjo shumë e fortë, por ne jemi optimistë dhe nëse e japim maksimumin nga vetja shpresojmë në rezultat pozitiv”, deklaroi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Real Madridi nuk ndihmohet nga gjyqtarët” – Courtois mesazh Simeones, thotë se vazhdimisht “qanë” dhe luan viktimën

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për "Euro 2026"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker