Tre studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” janë stolisur me medalje në Olimpiadën Matematikë Ndërkombëtare për Studentë Universitar.
Pas suksesit të xhudistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike në Tokio, medalje kane fituar edhe Arben Ajredini, Duart Nishefci e Andi Sejdiu, të tre studentë të vitit të tretë në UP, të cilët kanë fituar një Medalje të Artë, një Medalje të Argjendtë dhe një Medalje të Bronztë në Olimpiadën Matematikë.
Kryetar i Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës, Armend Shabani ka thënë për Telegrafin se përgatitjet për këtë garë, ku Kosova merr pjesë tash e tri vite bëhen vazhdimisht.
“Përgatitjet për gara të tilla janë të vazhdueshme. Mund të them që këta student merren me aktivitete garuese që nga shkolla e mesme, por me përgatitje intensive, me synim rezultatet në këtë garë, janë marrë që nga muaji mars”, u shpreh ai.
Shabani theksoi po ashtu se edhe në garat tjera, studentët nga Kosova kanë arritur të marrin çmime, por kjo është hera e parë që kanë arritur të fitojnë vendin e parë.
“Kjo është hera e tretë që studentët tanë marrin pjesë në këto gara. Edhe në dy garat e tjera kemi arritur çmime (të dytin dhe të treti), por kjo është hera e parë që marrim çmim të parë”, tha Shabani.
Studenti i Departamentit të Matematikës në Universitetin e Prishtinës, Arben Ajredini ka fituar Çmim të Parë (Medalje të Artë).
Studenti i Departamentit të Matematikës në Universitetin e Prishtinës, Duart Nishefci ka fituar Çmim të Dytë (Medalje të Argjendit).
Ndërsa, studenti tjetër i Departamentit të Matematikës, Andi Sejdiu ka fituar Çmim të Tretë (Medalje të Bronztë).
Sipas informacioneve të publikuara nga Shoqatat e Matematikanëve të Kosovës, IMC është ndër garat më të rëndësishme botërore të matematikës për studentë universitarë, në të cilën marrin pjesë studentë nga universitete prestigjioze nga të gjitha anët e botës.
“Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e uron dhe e përgëzon Ekipin e Kosovës për suksesin e arritur dhe për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës në këtë olimpiadë prestigjioze! Shoqata e Matematikanëve të Kosovës falënderon udhëheqësit e ekipit të Kosovës: Armend Shabanin dhe Valmir Krasniqin për kontributin profesional të dhënë për ekipin e Kosovës në IMC 2021”, thuhet në njoftimin e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ankohet personeli i Gjinekologjisë në Çair: Po na rrezikohet integriteti profesional, moral dhe etik i punës sonë

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ushtarët turq të KFOR-it me patrullime në disa komuna të Kosovës

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës