Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku pas dështimit të seancës konstitutive i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit që të reflektojë.

Ajo theksoi para gazetarëve se Kosova është buzë kolapsit.


“Edhe njëherë u demonstrua se për LVV-në, për Kurtin, pushteti është më i rëndësishëm se shteti, egoja më e madhe se Kosova...Kjo situatë duhet të merr fund dhe presim nga LVV të reflektojë...”, tha ajo.

Sipas saj, Kosova është buzë kolapsit.

“Çdo ditë kemi lajme informata për dëmin e pariparueshëm që kjo situatë po i shkakton ekonomisë. Dje pamë lajmin e frikshme për krizën, buzë kolapsit për sektorin e energjisë. Ftesë publike, mjaftë është mjaftë”, tha ajo. /Telegrafi/