LAJMI I FUNDIT:

Kosova e humbi betejën, por jo edhe luftën: Mundësia e kualifikimit përmes Ligës së Kombeve

Kosova e humbi betejën, por jo edhe luftën: Mundësia e kualifikimit përmes Ligës së Kombeve
(Foto: Thomas Eisenhuth/Getty Images/Guliver)

Kosova i ka humbur gjasat edhe matematikisht për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’, përmes fazës kualifikuese grupore, pas humbjes nga Republika Çeke (2-1) në ndeshjen e zhvilluar në Plzen.

Përfaqësuesja jonë e ka edhe një takim të fundit në “Fadil Vokrri”, atë ndaj Anglisë, mirëpo do të zhvillohet vetëm për prestigj, duke qenë se Tre Luanët dhe çekët tashmë janë kualifikuar nga Grupi A për në fazat finale të turneut të madh evropian.

Detajet e ndeshjes Republika Çeke 2-1 Kosova
Lexo po ashtu Detajet e ndeshjes Republika Çeke 2-1 Kosova

Megjithatë, Kosova nuk i ka humbur të gjitha gjasat për të qenë pjesëmarrëse në ‘Euro 2020’, kjo për faktin se është fituese e Grupit 3 në Ligën D.


(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Në Kampionatin e ardhshëm Evropian do të marrin pjesë 24 përfaqësuese, 20 prej tyre kualifikohen drejtpërdrejtë nga faza kualifikuese duke zënë dy vendet e para në dhjetë grupet kualifikuese. Kosova nuk është kualifikuar në këtë mënyrë, pasi që Anglia dhe Republika Çeke i kanë zënë dy vendet e para në grupin e saj.

Pra, mundësia e Kosovës është që të kualifikohet përmes barazhit në kuadër të Ligës së Kombeve. Ndeshjet e barazhit do të zhvillohet në mars të vitit 2020 për t’i plotësuar katër vendet e mbetura. Për dallim nga edicionet e mëparshme, ‘play-offet’ nuk do të vendosen në bazë të rezultateve në fazën grupore, por në bazë të performancës së tyre në edicionin 2018/2019 në Ligën e Kombeve.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Fituesit e grupeve në Ligën e Kombeve që nuk janë kualifikuar (në këtë rast Kosova si fituese e Grupi 3 në Ligën D) do t’i zhvillojnë dy ndeshje gjysmëfinale dhe një ndeshje finale me fituesit e grupeve tjera në të njëjtën ligë. Nikoqiri i finales do të vendoset në bazë të shortit.

Pra, Kosova duhet të dalë me rezultat më të mirë ndaj Maqedonisë së Veriut në dy ndeshje gjysmëfinale (si vendas dhe si mysafir) dhe më pas të triumfojë në finale ndaj fituesit të sfidës ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Premier League
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

La Liga
Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Premier League
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

La Liga
Kalo në kategori