LAJMI I FUNDIT:

“Kosova direkt në NATO”, Haradinaj falënderon mbështetësit e fushatës zgjedhore  

“Kosova direkt në NATO”, Haradinaj falënderon mbështetësit e fushatës zgjedhore   

Në prag të zgjedhjeve parlamentare, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj po përmbyll fushatën zgjedhore me një sërë tubimesh në qytete të ndryshme të Kosovës, duke ripërsëritur zotimin për një Kosovë të fortë, anëtare të NATO-s dhe aleate e ngushtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“E nisëm bashkë duke nderuar sakrificën për liri në Prekazin heroik dhe po e përmbyllim me tubime madhështore në mbarë vendin”, u shpreh Haradinaj, duke vlerësuar entuziazmin e qytetarëve.

Agjenda e kandidatit për kryeministër përfshin takime me banorët e Kabashit në Korishë të Prizrenit, rininë e Suharekës dhe komunitetin e Lubizhdës.


Në ditët në vijim, Haradinaj do të vizitojë Rahovecin, Krushën e Madhe dhe Gjakovën, për të përmbyllur fushatën me një tubim madhështor në Pejë, thuhet në njoftim.

“Të dielën vendosim për Kosovën ku fitojnë të gjithë. Vendosim për fatin tonë. Vendosim për fëmijët tanë,” theksoi lideri i koalicionit për Kosovën Fituese, duke ftuar qytetarët të votojnë numrin 137 më 9 shkurt.

Fushata e Haradinajt është karakterizuar nga një fokus i veçantë në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, veçanërisht me aleatët perëndimorë, duke e vendosur anëtarësimin në NATO si një nga prioritetet kryesore të programit qeverisës. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi
Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Lajme
Vrau me thikë djalin e tij, Gjykata e Tiranës jep masën për 74-vjeçarin

Vrau me thikë djalin e tij, Gjykata e Tiranës jep masën për 74-vjeçarin

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Kalo në kategori