LAJMI I FUNDIT:

Kosova Digjitale bënë bashkë storiet e suksesit në fushën e teknologjisë për nder të #Kosova10

Kosova Digjitale bënë bashkë storiet e suksesit në fushën e teknologjisë për nder të #Kosova10

Me organizim të Innovation Centre Kosovo dhe me mbështetje të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Qeverisë dhe Kuvendit, Kosova Digjitale sjellë në një vend bizneset, nismat, institucionet dhe individët që kanë dhënë kontribut të çmuar për vendin në 10 vitet e fundit, në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Aktiviteti është pjesë e shënimeve zyrtare të #Kosova10 dhe synon promovimin e arritjeve të bizneseve, organizatave dhe nismave në fushën e ICT.

Deri tani janë gjithsej 42 partnerë të konfirmuar për eventin “Kosova Digjitale” pjesë e #Kosova10.

Ky aktivitet është pjesë e ceremonisë zyrtare të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës #Kosova10, dhe organizohet të enjten, më 15 Shkurt prej 10:00-17:00 në objektin e Innovation Centre Kosovo (ICK), rr. Rexhep Mala, 28A, Prishtinë.

Aktiviteti është i hapur për publik. Për më shumë informata klikoni KËTU.