Zyra e Kryeministrit e Republikës së Kosovës dhe Ambasada e Luksemburgut në Kosovë organizuan takimin vjetor të Komisionit të Partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut.
Takimi u mbajt virtualisht, përmes platformave elektronike.
Gjatë takimit, delegacionet diskutuan në lidhje me progresin dhe sfidat në realizimin e ndihmës së Luksemburgut në Kosovë në fushat e shëndetësisë, arsimit dhe aftësimit profesional, si dhe të integrimit në BE, në kuadër të marrëveshjes dypalëshe 2017-2020.
Palët u pajtuan që memorandumi aktual i mirëkuptimit ndërmjet dy vendeve të zgjatet deri në dhjetor të vitit 2021.
Në hapje të takimit, kreu i delegacionit të Kosovës, Florim Canolli, drejtor i Zyrës së Bashkëpunimit për Zhvillim, theksoi nevojën e fuqizimit të pronësisë së mbështetjes së donatorëve, si dhe të përcaktimit të pritjeve të përbashkëta me partnerët zhvillimorë.
Ai theksoi se “Luksemburgu ka vazhduar ta mbështesë Kosovën në shumë fusha jetike, ndërsa kohëve të fundit ka qenë veçanërisht mbështetës në sektorin e shëndetësisë. Kosova është në proces të krijimit të agjendës afatgjatë të zhvillimit, Agjendës Kombëtare të Zhvillimit, e cila do të formulojë vizionin për dekadën e ardhshme dhe ne do të bashkëpunojmë ngushtë me partnerët zhvillimorë për ta mbështetur rrugën e Kosovës drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe integrimit në BE”
Siç thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, kreu i delegacionit të Luksemburgut, Christophe Schiltz, Koordinator i Përgjithshëm i Bashkëpunimit për Zhvillim dhe i Çështjeve Humanitare në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Luksemburgut tha se Luksemburgu është i përkushtuar ndaj partneritetit me Kosovën, kur bëhet fjalë për bashkëpunimin dypalësh për zhvillim, duke përfshirë luftën kundër pandemisë aktuale COVID-19.
“Në vitin 2021, Luksemburgu po planifikon një rishikim të brendshëm të mundshëm të bashkëpunimit të tij zhvillimor me Kosovën, i cili do të na mundësojë të shqyrtojmë ndikimin që kanë pasur programet tona të deritanishme, të vlerësojmë qëndrueshmërinë e tyre, si dhe të orientojmë marrëdhëniet tona të ardhshme me Kosovën”.
Komisioni i ardhshëm i partneritetit ndërmjet Luksemburgut dhe Kosovës do të zhvillohet në vitin 2021. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës