LAJMI I FUNDIT:

Kosnett: S’e kemi fshehur pakënaqësinë me elemente të politikave të Kurtit dhe Haradinajt

Kosnett: S’e kemi fshehur pakënaqësinë me elemente të politikave të Kurtit dhe Haradinajt

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se koalicioni mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte një koalicion fragjil, dhe se njerëzit në LDK i kanë bërë vendimet e tyre se si duan që të shkojnë përpara.

Kosnett ka thënë se Ambasada Amerikane nuk e ka fshehur faktin se ka qenë e pakënaqur me elemente të politikave të jashtme të Kurtit, ashtu siç nuk e ka fshehur faktin se ka qenë e pakënaqur me elemente të politikave të jashtme të Qeverisë Haradinaj.

“Veçanërisht, dhe ky është një fakt i njohur, e kemi bërë të qartë publikisht se mendonim që ishte shumë e nevojshme që Kosova të ndërmerrte një hap të guximshëm përpara që të largojë tarifat, që të largojë masat e reciprocitetit”.


“Dikush duhet ta bënte i pari dhe do të merrnim një përgjigje nga Serbia më pas. Ne e kemi bërë shumë të qartë se nuk e kemi urdhëruar askënd që ta rrëzojë qeverinë, kjo nuk ka ndodhur”, ka thënë Kosnett në Rubikon në Klan Kosova.

“Ne e kemi bërë shumë të qartë se cilat janë dëshirat tona për politikat e jashtme, dhe politika ka vepruar në mënyrën që e bënë. Unë e kam parasysh që kishte shumë pakënaqësi ne Kosovë”.

“Një koment që do ta bëja këtu është se do të ketë zgjedhje në Kosovë në të ardhmen dhe ka parti politike shumë aktive në Kosovë në opozitë, në pushtet, i kanë ndryshuar rolet dhe vazhdojnë ta kryejnë punën e tyre”.

“Nuk mendoj se liderët e partive politike në opozitë besojnë se nuk kanë një të ardhme politike, pra mendoj se herën tjetër që mbahen zgjedhje këtu, ata do ta kenë mundësinë që ta tregojnë veten para qytetarëve të Kosovës”.

“Pra edhe një herë, do të doja të shohim kah e ardhmja, mendoj se Kosova ka një sistem demokratik vibrant, dhe mendoj se është e rëndësishme që qytetarët e Kosovës të mos mendojnë se vendimet për të ardhmen e tyre merren diku tjetër. Fati i Kosovës varet nga qytetarët e Kosovës”, ka thënë Kosnett.

Në trend Lajme

Më shumë
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

Lajme
Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Lajme
Kalo në kategori