Pyjet janë subjekt i interesit të grupeve kriminale. Ky biznes në botë zë vendin e tretë nga interesi, pas markave të falsifikuara dhe trafikimit të drogës, sepse ka më pak dënime për prerje të paligjshme të druve. Dukshëm, kjo prirje ekziston edhe në Maqedoninë e Veriut dhe një nga problemet kryesore është korrupsioni, tha Sashko Petrovski nga shoqata “Qendra Rajonale për Pylltari dhe Zhvillim Rural” në Shkup.
“Për të gjithë ata që nuk janë pjesë e pylltarisë, i gjithë sistemi për mbrojtjen e pyjeve është jofunksional, shërbimet janë të korruptuara, gjyqësori dhe prokuroria nuk e bëjnë punën e tyre dhe nuk janë efektivë. Shpesh i kritikojmë, edhe pse shumë faktorë të tjerë ndikojnë në një situatë të tillë. Maqedonia është një vend i vogël, dhe ndodh që zyrtarëve, politikanëve t’iu bëjnë një thirrje telefonike, dhe ata të tregojnë se çfarë duhet autoritetet të bëjnë me një kamion të konfiskuar”, tha Sashko Petrovski njëri nga themeluesit e shoqatës së qytetarëve “Reford” – Qendra Rajonale për Pylltari dhe Zhvillim Rural në Shkup.
Petrovski thotë se pyjet në RMV prehen në mënyrë të ligjshme dhe të paligjshme, madje ka një ndërmarrje shtetërore, “Pyjet e Maqedonisë së Veriut dhe Policia Pyjore”, por, herë pas here dëgjojmë, shohim ose lexojmë lajmet se drunjtë ende i presin. “Jemi në prag të verës, dhe fatkeqësisht fillon sezoni i zjarreve”, thotë ai.
Gjatë vitit 2022 dhe 2023, në bashkëpunim me shërbimin pyjor të Shteteve të Bashkuara, është zhvilluar një manual për mbrojtjen e pyjeve, shtoi Petrovski. Manuali rendit të gjitha strukturat shtetërore që duhet të kujdesen për fondin pyjor. Drejtoritë e institucioneve, sektorët, shërbimet, policia dhe ligjet tregojnë se çfarë duhet bërë për t’i mbrojtur pyjet.
“Problemi kryesor në manual është korrupsioni, i cili konsiderohet si një nga motorët kryesorë të prerjes së paligjshme të pyjeve dhe një ndër faktorët më të rëndësishëm është se lejon trafikimin e paligjshëm të druve të prerë. Ai gjendet në të gjithë zinxhirin e lëvizjes së produkteve në pylltari. Zinxhiri i lëvizjes së produktit në pylltari përbëhet kryesisht nga fazat e mëposhtme: prerja e druve, transporti, dhe shitja e druve. Në manual të dhënat e fundit tregojnë se aktivitetet ilegale në pyjet e RMV-së rriten dhe kanë një ndikim të madh negativ ekonomik në sektorin pyjor”, tha Sashko Petrovski.
Shoqata e qytetarëve “Reford” – Qendra Rajonale për Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka rekomanduar për ndryshime ligjore për të rritur efikasitetin në trajtimin e mbrojtjes së pyjeve dhe prerjes së paligjshme të pyjeve./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli i Prokurorëve Publikë: Me shpalljen e djeshme të Këshillit Gjyqësor nuk respektohen projeksionet për gjeneratën e 8-të të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Rritje e lartë e përdorimit dhe prodhimit të drogës në Kosovë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët