LAJMI I FUNDIT:

Korona është një sprovë

Korona është një sprovë

Janë gjëra të vogla, që këto ditë flasin më shumë për gjendjen e republikës sonë, se çdo gjë tjetër. Një e-mail p.sh, në të cilin drejtori i shkollës së djalit tonë u komunikon prindërve, atë që ka lexuar në faqen e internetit të Tagesschau (edicioni televiziv i ARD-së). Që kryebashkiaku i Berlinit ka shpallur mbylljen e shkollave. Por, më shumë ai nuk mund të na thotë, shkruan drejtori i shkollës, sepse informacionin zyrtar nga ana e shtetërore ende nuk e ka marrë. “Me sa duket drejtuesit e shkollave nuk duhen informuar”, shkruan ai me ironi po në një farë mënyre edhe pa ditur se ç’mund të bëjë.

Gjermania është një shtet me organizim federal. Ka qeverinë federale, Bundesregierung-un, dhe qeveritë e 16 landeve të federatës. Landet kanë të drejtën e bashkëvendosjes nëse duhet marrë vendim. Në disa fusha të politikës, si p.sh. në politikën e arsimit, qeveritë e landeve kanë madje të drejtë të vendosin vet se çfarë të bëjnë apo të mos bëjnë. Madje, kur bëhet fjalë për shëndetësinë, përgjegjësia kalon deri tek niveli i tretë, pra i delegohet nivelit lokal.

Kjo do të thotë që në Gjermani nuk drejtohet e vendoset vetëm nga një pikë qendrore. Në këtë mënyrë duhet diskutuar dhe vendosur. Në krizën e koronavirusit del në pah njëri apo tjetri defekt në sistem. Ndoshta tani për tani nuk mund të ndryshohet asgjë. Ne duhet të punojmë e të bëjmë më të mirën. Ashtu sikurse duhet të bëjmë më të mirën edhe në këtë situatë kur papritur vërshoi infeksioni. Njësoj si edhe në rastet kur ndodhin vërshime, çahen diga e të duhet t’i përvishesh punës për të shpëtuar çfarë të mundesh prej përmbytjeve. Edhe tani gjithsecili mund të ndihmojë e duhet ta bëjë këtë.

Ne jemi tërësisht të befasuar, por mund të bëjmë diçka. Duhet t‘i thërrasim mendjes, ta ngadalësojmë ritmin e jetës sonë, të reflektojmë dhe të heqim dorë nga disa gjëra. Kjo nuk do të thotë që secili tani të merret me vetveten. Jo, nuk kërkohet egoizëm – blerja e me shumicë e pakove të letrës higjienike kur mjafton vetëm një – ajo që kërkohet është fryma e solidaritetit. Falë mjeteve tona moderne të komunikimit ne mund të shkëmbejmë dhe të mbështetemi emocionalisht me njeri-tjetrin edhe pa qenë ulur në kontakt pranë njeri-tjetrit.

Natyrisht do të ketë edhe viktima. Si mundet që koronavirusi të kalojë me më pak humbje jetësh njerëzore sesa sëmundjet e zemrës, të sistemit kardiovaskular apo gripi i zakonshëm. Edhe pa virusin e ri, në Gjermani vdesin vit për vit rreth 850 mijë vetë. Kjo është rrjedha e jetës.

Koronavirusi nuk është apokalipsi, ashtu sikurse po stilizohet në mbarë botën. Thjeshtë ai është një rrezik më shumë. Megjithatë një gjë që askush nuk mund ta përjashtojë tërësisht nga vetja dhe prandaj disa reagojnë në panik. Është e provuar shkencërisht që njeriu rreziqet që mendon se mund t’i influencojë vet, i konsideron më të ulëta nga rreziqet ndaj të cilave e gjen veten tërësisht të pambrojtur.

Të ofrojë mbrojtje, edhe psikologjikisht, kjo është detyra e politikës. Qeveria tani thotë se me kredi dhe ndihma financiare për punën afatshkurtër do të kujdeset që ekonomia dhe qytetarët që punojnë të kenë likuiditet, kjo masë e zbut frikën, qetëson dhe jep sinjalin, se jeta do të vazhdojë.

Do të bëhet edhe më mirë, sa më shumë ne do të mund t’i vonojmë infeksionet. Sa më shumë të infektuar njëherësh do t’i duhet të përballojë sistemi i shëndetësisë, aq më i lartë do të jetë numri i të vdekurve. Këtë politikanët duhet ta bëjnë vazhdimisht të qartë duke ruajtur integritetin dhe duke i apeluar arsyes së qytetarëve.

Tani nuk është koha për të pyetur, nëse politika po vepron shumë ngadalë, nëse bën gabime apo kush e ka fajin, që diçka nuk funksionon. Tani është koha që bashkërisht të bëjmë më të mirën në këtë situatë të vështirë. Gjykimet e konsekuencat prej saj mund t’i nxjerrim më vonë. E rëndësishme është, që ne të nxjerrim edhe mësime nga kriza. Çfarë ka funksionuar, çfarë mund të bëjmë herën tjetër më mirë?

Është e qartë, që një pandemi mund të ndodhë sërish. Ne duhet ta vlerësojmë që aktualisht kemi të bëjmë “vetëm” me koronavirusin, të cilin 80 për qind e popullsisë pothuajse nuk do ta ndjejë. Por, mund të kishte qenë edhe një virus më i fortë vdekjeprurës.

Edhe një të mirë e ka kriza. Ne mund ta marrim si shkas atë, për të rishqyrtuar zhvillimet difektoze të globalizimit. Diçka që është aq e rëndësishme si prodhimi i medikamenteve dhe zhvendosja tërësisht e prodhimit jashtë Evropës, ishte një gabim i madh. Këtë duhet ta ndryshojmë pavarësisht se kushton para. Po ashtu duhet rimenduar sesi duhet t’i trajtojmë mjekët, infermierët dhe kujdestarët. Nëse kriza tërheq vëmendjen ndaj kushteve të papranueshme në spitalet gjermane, atëherë ajo ka vërtetë edhe një aspekt të mirë.

Ah, po, e-maili i drejtorit të shkollës… pas dy orësh pasoi një e-mail i dytë me të dhëna konkrete: që nga dita e martë deri në fund të pushimeve të Pashkëve më 19 prill, shkollat në Berlin do të jenë të mbyllura. Përjashtim do të ketë vetëm për provimet e përfundimit të nivelit të mesëm shkollor dhe ato të maturës. Provimet do të zhvillohen. Unë e konsideroj këtë një vendim të peshuar mirë, duke marrë parasysh pasojat. Ashtu si edhe shumë vendime të tjera në Republikën tonë Federale gjatë këtyre ditëve. Por, gjithashtu ato edhe na mësojnë ne, se si mund të bëhet më mirë në të ardhmen. /DW/

Në trend

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori