LAJMI I FUNDIT:

Koreja Veriore pajtohet për mbylljen e zonave të testimeve raketore

Koreja Veriore pajtohet për mbylljen e zonave të testimeve raketore

Presidenti i Koresë Veriore, Kim Jong-un është pajtuar për të mbyllur një nga lokacionet kryesore të testimit të raketave, ka thënë homologu i tij jug-korean, Moon Jae-in.

Pas takimit në Phenjan, të dy liderët “janë pajtuar për rrugën drejt denukearizimit”, ka thënë Moon.

Marrëveshja është përshkruar nga Kim si “hap përpara” drejt arritjes së paqes ushtarake në Gadishullin Korean.


Kim po ashtu ka thënë se shpreson se “do ta vizitojë Seulin në të ardhmen”, çka do të shënonte vizitën e parë të një lideri korean atje.

Çështja kryesore e samitit në mes të dy liderëve ka qenë denuklearizimi. Pavarësisht pse Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Veriore kanë deklaruar se janë pajtuar për arritjen e denuklarizimit, negociatat janë bllokuar.

Moon ka thënë se Kimi është “pajtuar për të mbyllur përgjithmonë zonën e testimeve, Tongchang-ri” dhe se kjo gjë do të bëhet “në prezencë të ekspertëve nga shtete të rëndësishme”, të cilët do të verifikonin se lokacioni nuk është më funksional.

Ai ka thënë po ashtu se Kim është pajtuar për të mbyllur dhe zonën bërthamore Yongbyon, vend në të cilin besohet se Koreja Veriore ka prodhuar material për testime bërthamore, mirëpo vetëm nëse edhe Shtetet e Bashkuara marrin disa hapa reciprokë.

Detajet tjera nuk janë bërë të ditura.

Presidenti jug-korean ka ftuar liderin e Koresë Veriore që të vizitojë Seulin, duke thënë se kjo vizitë duhet të ndodhë para përfundimit të vitit.

Ata po ashtu kanë treguar planet që të dyja vendet të jenë nikoqire të Lojërave Olimpike Verore të vitit 2032. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori