Koreja e Jugut ka një president të ri, por gjithë vëmendjen e ka marrë truproja i tij (Foto)

Pas rreth një viti skandalesh me ish-presidentin, Koreja e Veriut e ka zgjedhur liderin e ri, Moon Jae-in.
Ndërsa e gjithë vëmendja e mediave rozë është fokusuar te truproja e presidentit të ri, Choi Young-jae.
Ai bën pjesë në brigadën e presidentit, pjesë e të cilës janë meshkujt që duhet edhe të duken bukur dhe atraktivë.
Në rrjetet sociale tashmë është duke u folur në masë të madhe për Choin dhe dukjen e tij.
“Choi po i thyen stereotipet se meshkujt aziatikë janë të dobët dhe jo-atraktivë. Faleminderit presidentit Moon që na keni prezantuar mbrojtësin më atraktiv në internet”, është një prej shumë komenteve të këtij lloji. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/05/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

































































