LAJMI I FUNDIT:

Koordinohen aktivitetet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Koordinohen aktivitetet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Jahja Lluka, mbajtës i dosjes për çështjen e personave të zhdukur dhe shefi i Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Agim Gashi janë dakorduar për shtimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e aktiviteteve në për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Shefi i Misionit të KNKK-së, Agim Gashi, në përkrahje të nismës për hartimin e Planit të Përbashkët të institucioneve kompetente, i dorëzoi Mbajtësit të Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, propozimet e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për përfshirje të mundshme.

Propozimet kyçe të KNKK-së ndërlidhen me zbatimin dhe plotësimin e bazës ligjore për çështjen e personave të zhdukur, mundësitë për sigurimin e informatave të reja, si dhe adresimi i çështjes së mbetjeve mortore të paidentifikuara.


Jahja Lluka, duke vlerësuar lart angazhimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, falënderoi KNKK-në për propozimet e dorëzuara dhe i njoftoi rreth aktiviteteve të planifikuara nga ana e institucioneve kompetente të Kosovës për adresimin e kërkesave të drejta të familjeve dhe familjarëve të personave të zhdukur, thuhet në komunikatë e Zyrës së kryeministrit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori