“Këtë e bëjmë sepse i respektojmë parimet e të drejtës ndërkombëtare dhe për faktin se Serbia është mike e afërt e Rusisë”, u ka thënë Konuzin gazetarëve.

Ai ka shtuar se vazhdimisht po shfaqet një tentativë që Serbisë t’i merret me dhunë territori i Kosovës, gjë që, sipas tij, është kundërligjore dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me statutin e Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/