LAJMI I FUNDIT:

Kontrollues të shpejtë USB 3.0

Kontrollues të shpejtë USB 3.0

Nga Renesas vijnë dy kontrollues të rinj USB 3.0. Të dy modelet i takojnë gjeneratës së tretë të kontrolluesve të kësaj kompanie, ndërsa duhet të mundësojnë shpejtësi më të madhe të transmetimit të të dhënave, dhe zvogëlim të shpenzimit të energjisë.

Sipas pohimeve të prodhuesve, kontrolluesit e rinj do të mundësojnë për 40% shpejtësi më të lartë të transmetimit të të dhënave në krahasim me gjeneratën paraprake, ndërsa nëse nuk shfrytëzohen, në gjendje qetësie çipat shpenzojnë deri në 90% më pak energji.

Po ashtu, çipat janë për 50% më të vegjël se modelet e mëhershme.

Prodhimi në sasi të mëdha do të fillojë nga shtatori. /Telegrafi/