LAJMI I FUNDIT:

Kontrabandë me mallra, katër serbë dhe një shqiptar i njohur me emrin “Kaça” arrestohen nga Policia

Kontrabandë me mallra, katër serbë dhe një shqiptar i njohur me emrin “Kaça” arrestohen nga Policia
Foto (Kossev)

Policia e Kosovës ka arrestuar sot katër serb dhe një shqiptar të dyshuar për kontrabandim të mallrave në veri.

Telegrafi mëson se shqiptari i arrestuar është B.Z i njohur me emrin  “Kaça”.

Personat e arrestuar sot kanë refuzuar të ndalen fillimisht nga Policia, duke shtënë me armë zjarri në drejtim të policëve. Ata ishin duke kontrabanduar cigare, rasti u zbulua nga Policia në fshatin Çeçevë të Zubin Potokut.


Shkëmbim zjarri mes Policisë dhe disa personave në veri - pas përpjekjeve për të ndaluar kontrabandën
Lexo po ashtu Shkëmbim zjarri mes Policisë dhe disa personave në veri - pas përpjekjeve për të ndaluar kontrabandën

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani ka konfirmuar se rasti ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit.

“Policia ka tentuar me i ndalë pesë vetura dhe një kombi për kontrabandë, gjatë tentimit ka pasur të shtëna me armë zjarri nga ana e tyre, pastaj Policia ia ka kthyer. Pesë persona janë arrestuar, katër serbë dhe një shqiptar. Po ashtu jemi në kërkim të një personi”, tha ai.

Elshani bëri të ditur se ka kanë konfiskuar kombi dhe tri vetura, dhe se personat e dyshimtë ishin duke kontrabanduar cigare, rasti u cilësua si “Sulm ndaj personave zyrtar”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kontrabandim me mallra”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori