I konsumojmë shumë shpesh: Ushqimet që nuk i shërbejnë dendësisë së eshtrave

Me kalimin e moshës, ne humbim masën dhe densitetin kockor. Te femrat kjo humbje përshpejtohet pas menopauzës, ndërsa te meshkujt më gradualisht.
Një mënyrë për të ndërtuar eshtra të forta është nëpërmjet dietës. Është e rëndësishme të përqendrohemi në dy gjëra: kalciumin dhe vitaminën D.
Megjithatë, ortopedët pohojnë se mbrojtja dhe mbajtja e kockave të forta ka të bëjë më pak me pirjen e litrave qumësht dhe më shumë me shmangien e ushqimeve dhe pijeve që mund të ndikojnë në densitetin e kockave.
“Edhe pse kalciumi dhe vitamina D janë të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të kockave, tejkalimi i dozave të rekomanduara ditore mund të ketë një efekt negativ dhe të shkaktojë më shumë dëm sesa dobi. Nevojat për kalcium dhe vitaminë D varen nga mosha, prandaj kontrolloni se cila është doza optimale për ju”, është shprehur Dr Liz Mckenna për BuzzFeed.
Ajo këshilloi se për njerëzit mbi 50 vjeç, rekomandimet janë 1000 miligramë kalcium në ditë dhe 800 deri në 1000 njësi ndërkombëtare të vitaminës D në ditë.
Mësoni më poshtë se cilat ushqime shmangin ortopedët për të ulur rrezikun e osteoporozës:
Alkooli
Konsumimi i shtuar i alkoolit mund të zvogëlojë aftësinë e trupit për të absorbuar lëndët ushqyese. Sipas një studimi të botuar në BMJ Open në tetor 2015, femrat e shëndetshme, të moshave ndërmjet 19 deri në 30 vjeç, të cilat konsumonin sasi të larta alkooli, kishin rezultate më të ulëta të densitetit të kockave sesa ato që nuk kishin konsumuar.
Kafeina
Rrit humbjen e kalciumit, i cili ndikon negativisht në shëndetin e kockave. Një studim i publikuar në BMC Musculoskeletal Disorders në tetor 2016 zbuloi se konsumi i kafeinës kontribuoi në densitetin e ulët të kockave te gratë pas menopauzës.
Kripa
Konsumimi i tepërt i kripës mund të çojë në humbjen e kalciumit nga kockat. Sipas një studimi të vitit 2018 të kryer nga Journal of the American College of Nutrition, rritja e konsumit të natriumit rrit ndjeshëm rrezikun e osteoporozës.
Krunde gruri
Nuk duhet t’i eliminoni plotësisht, por reduktoni marrjen sepse përmbajnë substanca që pengojnë përthithjen e kalciumit.
Pijet e gazuara
Nëse pini shumë pije të gazuara, kjo mund të ndikojë negativisht në shëndetin e kockave. Konsumimi i më shumë se shtatë pijeve të tilla në javë, shoqërohet me një reduktim të densitetit mineral të kockave dhe një rritje të rrezikut për frakturë.
Një studim që shqyrtoi 73.000 gra në postmenopauzë që pinin pije të gazuara, zbuloi se ato kishin një rrezik të shtuar për frakturë të ijëve. Studimi i botuar në The American Journal of Clinical Nutrition në shtator 2014, vuri në dukje se rreziku ishte gjithnjë më i madh në raport me rritjen e sasisë së konsumimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri