Konsumimi i qumështit dhe zvogëlimi i rrezikut për sëmundjet zemrës

Një studim i ri ka zbuluar se pirja e një gote qumësht çdo ditë mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në SHBA dhe problemi më i madh është se nuk është gjithmonë e lehtë të zbulosh nëse zemra është në rrezik.
Prandaj, është e nevojshme të bëni gjithçka që mundeni për të parandaluar zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe mënyra më e lehtë për ta arritur këtë është ndryshimi i disa zakoneve të jetesës që mund të vënë në rrezik shëndetin e zemrës, transmeton Best Life.
Hulumtimet e reja mbi këtë temë kanë zbuluar se pirja e një gote qumësht çdo ditë mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.
Një studim i publikuar në International Journal of Obesity tregoi se konsumimi i qumështit në baza ditore mund të jetë shumë i mirë për shëndetin e zemrës.
Studimi përfshiu mbi dy milionë të anketuar nga SHBA dhe Britania e Madhe, dhe studiuesit zbuluan se ata që pinin të paktën një gotë qumësht në ditë kishin një rrezik 14 për qind më të ulët për të zhvilluar sëmundje koronare të zemrës sesa ata që nuk pinin qumësht.
Konsumimi i rregullt i të paktën një gote qumësht në ditë nuk do të rrisë kolesterolin tuaj dhe sipas klinikës Mayo, kolesteroli i lartë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.
Edhe pse më parë mendohej se qumështi ka një nivel të konsiderueshëm të kolesterolit të qumështit, ndaj nuk duhet ta pimë shumë shpesh, hulumtimet e reja kanë treguar se njerëzit që pinë rregullisht qumësht kanë nivele të ulëta të kolesterolit të mirë dhe të keq. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës