Konsumimi i kanabisit para marrjes së anestezionit mund t’ju fusë në komë ose mund të zgjoheni gjatë operacionit

Nëse së shpejti do të hyni në operacion, ndoshta ju duket e mençur t’i qetësoni nervat duke tymosur kanabis. Por sot do t’ju tregojmë se kjo jo vetëm që nuk është ide e mirë, por është e tmerrshme – gjitashstu do t’ju tregojmë arsyen se përse nuk duhet të keni frikë t’i tregoni anesteziologut nëse jeni konsumues i rregullt i kanabisit
Çdo vit miratohen shumë ligje të cilat e legalizojnë përdorimin e kanabisit. Por edhe në vitin 1980 ekspertët e kishin vërejtur se përdorimi i kësaj substance është në rritje të sipërm, transmeton Telegrafi.
Në po atë vit ishte publikuar një letër në revistën ‘Journal of the American Association of Nurse Anesthesists’, e cila paralajmëronte se “shumë anesteziologë nuk janë të vetëdijshëm për efektet të cilat mund të shkaktohen nëse merret kanabisi para marrjes së anestezionit. Në bashkim me ndonjë mjet anestezik, marijuana mund të shkaktojë shumë komplikime”.
Problemi është këtu: kanabisi është depresant. Ai e zvogëlon pulsin e zemrës dhe shtypjen e gjakut, e ngadalëson frymëmarrjen dhe mund të shkaktojë rënie të temperaturës së trupit.

Por, a dini kush tjetër është depresant? Anestezioni!
Në vitin 2005, një dokument tjetër nga ekspertë të njohur kishte treguar se kombinimi i kanabisit me ilaçe tjera hipnotike qetësuese mund ta thellojë depresionin e sistemit nervor qendror dhe mund të rezultojë në zvogëlim të madh të frymëmarrjes.
Por, efektet më serioze që mund t’i shkaktojë kombinimi i këtyre dy substancave (kanabisit dhe anestezionit) është shumë më serioz: shanset për t’u zgjuar nga gjumi në mes të operacionit janë shumë të mëdha, por ekzistojnë edhe mundësitë për t’u futur në komë ose për të vdekur.
Hulumtime tjera gjithashtu tregojnë se kanabisi mund t’i zgjatë efektet e anestezisë për më gjatë se ç’kanë planifikuar anesteziologët.

Çfarë duhet të bëni ju?
Fillimisht, nëse jeni konsumues i rregullt i kanabisit është e rëndësishme t’i tregoni anesteziologëve. Kjo d.m.th pavarësisht se a është kanabisi legal në vendin tuaj apo jo – siguria personale është më e rëndësishme sesa çdo pasojë ligjore.
Në vend se t’i qetësoni nervat me kanabis (apo cigare, që gjithashtu nuk përzihet mirë me ndërhyrjet kirurgjike), ekspertët shëndetësorë kanë këshilla tjera: praktikoni teknika të relaksimit si frymëmarrja e thellë.
Vlen të ceket se studime të shumta kanë sugjeruar që dëgjimi i muzikës para operacionit e lehtëson ankthin dhe stresin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës