LAJMI I FUNDIT:

Konservohet Shtëpia e Halim Begut në Tetovë

Konservohet Shtëpia e Halim Begut në Tetovë

Në Tetovë do të bëhet konservim, restaurim, sanim dhe përforcim konstruktiv i shtëpisë së Halim Begut të Tetovës, monument i rëndësishëm i kulturës nga periudha osmane e ndërtuar në stilin neobarok, i cili deri në vitin 1993 ishte në funksion të Qendrës mjekësore ose Spitalit të vjetër, ka njoftuar Ministria e kulturës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Duke e pasur parasysh rëndësinë e objektit dhe në pajtim me iniciativën për adaptim të shtëpisë në muzeun bashkëkohor të Mehmet Pashë Derallës, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, janë mbledhur mjete për përpunimin e projektit për konservim, restaurim dhe përforcim konstruktiv të arkitekturës” thuhet në njoftim.


Siç njoftojnë nga kjo ministri, ekipet e Qendrës kombëtare konservatore punojnë me intensitet të shtuar./Telegrafi/