Shpallja e konkurseve për vende të reja të punës në institucionet publike në kohë zgjedhjesh, ishte dhe mbetet dukuri që e përcjell Kosovën, thonë përfaqësues të organizatave joqeveritare.
Në shumicën e institucioneve qendrore dhe lokale, tashmë janë shpallur konkurse për vende të reja të punës, ndërkohë që aktivitetet zgjedhore po intensifikohen.
Kjo praktikë e punësimit në kohën kur qeveria është në largim, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, paraqet abuzim, për shkak se partitë në pushtet, thuhet se po e shfrytëzojnë situatën për punësim të përkrahësve partiakë.
Në faqet e internetit të disa institucioneve shtetërore dhe komunale, të cilat i ka verifikuar edhe Radio Evropa e Lirë, siç janë faqet e internetit të Ministrisë së Drejtësisë, asaj të Infrastrukturës, Ministrisë së Diasporës, asaj të Administratës Publike, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e po ashtu edhe në nivelin lokal, ku janë identifikuar Komuna e Prishtinës, Podujevës, Prizrenit e komuna të tjera, figurojnë shumë konkurse të hapura për punësime.
Këto ministri udhëhiqen nga partitë që kanë qenë pjesë e koalicionit të fundit qeverisës, kurse komunat udhëhiqen edhe nga partitë që ishin në opozitë gjatë mandatit të fundit të institucioneve qendrore.
Ehat Mifaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se institucionet po keqpërdorin bazën ligjore për të punësuar përkrahës apo militantë të partive politike, në mënyrë që në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 6 tetorit, këto punësime, sipas tij, të kthehen në vota.
“Zakonisht në fund përzgjidhen personat ose që janë të afërt me politikanë, të afërm të ministrave ose kryesisht militantë politikë. Veçanërisht në këtë mandat qeverisës, partitë politike në kuadër të kësaj qeverie kanë qenë kampione të keqpërdorimit të këtij procesi”, shprehet Miftaraj.
Edhe Besnik Boletini, hulumtues në organizatën joqeveritare “Çohu”, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se konkurset e shpallura në institucione në këtë kohë zgjedhjesh, kryesisht shërbejnë për punësimin e militantëve të partive politike, por ka raste edhe të punësimeve mbi baza familjare.
Ai thotë se në bazë të hulumtimeve të mëhershme që ka bërë kjo organizatë, secila parti që ka ardhur në pushtet, e ka shfrytëzuar mundësinë për të punësuar përkrahësit partiakë përmes konkurseve.
“Sigurisht që edhe kjo që po ndodh tani është në këtë kuadër. Tashmë partitë politike kanë filluar aktivitetet për zgjedhjet e 6 tetorit. Tashmë jemi shumë afër fushatës zyrtare, një fushatë që pritet të jetë shumë konkurruese dhe e egër. Dhe në këtë kuadër, partitë që janë në pushtet dhe i kanë ruajtur këto konkurse deri tash, dëshirojnë që të joshin elektoratin, votuesin, sepse nëse punësohet një person, rrjedhimisht i merr votat edhe të familjes. Kjo është ideja e të gjitha këtyre konkurseve në këtë periudhë, pra që të tërheqin sa më shumë elektorat”, tha Boletini.
Themelimi i marrëdhënies së punës për një nëpunës të shërbimit publik bëhet vetëm në bazë të një konkursi publik dhe të hapur, të organizuar sipas Ligjit mbi shërbimin civil. Ky ligj ka për qëllim krijimin e bazës ligjore për punësim të zyrtarëve publikë në institucionet e Republikës së Kosovës, të bazuar në merita, integritet moral, paanësi dhe qëndrueshmëri.
Gjatë këtij viti, jo vetëm ministritë dhe komunat, por edhe Administrata Publike është kritikuar disa herë nga shoqëria civile për shkak të punësimeve partiake e familjare.
Ehat Miftaraj thekson edhe faktin se pavarësisht që administrata shtetërore vazhdimisht ka qenë, sipas tij, e politizuar, për kah ana ligjore, shpallja e konkurseve edhe në kohë zgjedhjesh, nuk bie ndesh me ligjin.
“Në aspektin e kornizës ligjore administrata shtetërore është e ndarë nga aspekti politik i ministrive. Në këtë drejtim edhe nëse kemi të bëjmë me një shpallje të një numri të madh të konkurseve, është e drejtë ligjore. Përkundër asaj, që në fushatë parazgjedhore kjo nuk mund të reflektojë në shkelje eventuale ligjore”, thekson Miftaraj.
Ndryshe, numri i madh i të punësuarve në administratën publike, ka ndikuar edhe në zbatimin e reformave në administratën publike, reforma këto që në vazhdimësi janë kërkuar nga Komisioni Evropian në raportet e progresit.
Kurse ka rreth një vit që përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovës i kanë shpeshtuar kritikat në drejtim të institucioneve të Kosovës, lidhur me fenomenet negative, si nepotizmi, korrupsioni apo për dukurinë, siç po quhet, të “kapjes së shtetit”. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker