LAJMI I FUNDIT:

Konjufca pranoi raportin njëvjeçar të punës së Institutit të Krimeve të Luftës nga shteti serb në Kosovë

Konjufca pranoi raportin njëvjeçar të punës së Institutit të Krimeve të Luftës nga shteti serb në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të  Kosovës, Glauk Konjufca, ka pranuar sot raportin njëvjeçar të punës së Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë. Dorëzimi i raportit u bë nga Drejtori Ekzekutiv i institutit, Atdhe Hetemi.

Gjatë këtij takimi, kryekuvendari Konjufca theksoi rëndësinë që ka puna e këtij instituti për të dokumentuar të vërtetën e krimeve të luftës së shtetit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, duke qenë se kjo i shërben faktimit të historisë, përgjigjes ndaj mohimit dhe fshehjes që Serbia i bën krimeve të saj, si dhe hapjes së rrugës për vendosjen e drejtësisë.

Drejtori ekzekutiv, Atdhe Hetemi e njoftoi kryekuvendarin Konjufca me punën e deritanishme të institutit, me sfidat dhe të arriturat që priten në vazhdim.


Konjufca e përgëzoi drejtorin Hetemi për punën e madhe të bërë deri tani nga ky institut në grumbullimin e materialeve dhe tha se kjo shënon një hap domethënës e të domosdoshëm të faktimit të sistemuar.

Duke marrë parasysh ndjeshmërinë dhe rëndësinë e çështjes, kryetari Konjufca ofroi të gjithë mbështetjen e nevojshme ndaj institutit, në mënyrë që të ketë rezultate sa më të mëdha në plotësimin e këtij synimi aq të rëndësishëm për Republikën e Kosovës dhe popullin tonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze

Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze

Lajme
Kalo në kategori