LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Nijazi Thaçi nuk u shkarkua për shkak të lidhjeve farefisnore me Presidentin

Konjufca: Nijazi Thaçi nuk u shkarkua për shkak të lidhjeve farefisnore me Presidentin

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka folur për shkarkimet që po ndodhin nëpër borde publike.

Konjufca, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se shkarkimi i Nijazi Thaçit nuk ka të bëjë me lidhjet e tij farefisnore që ka ky i fundit me Presidentin.

“Nuk kam asgjë personale me Nijazi Thaçin. Nuk e njoh e as nuk e kam parë kurrë. Fotografinë e tij e kam parë në portale”.


Nënkryetari i Vetëvendosjes thotë se Bordi ka bërë mirë që ja ka ndërprerë angazhimin publik zotit Thaçi pasi nuk e ka menaxhuar mirë punën në KEK.

Konjufca ka thënë se bandat e kanë penguar sot mbledhjen e Bordit të Telekomit.

Ai ka thënë se mbi 90% të anëtarëve të bordeve nuk janë anëtarë të Vetëvendosjes./Telegrafi/