Nga: Hasan Bello
Përpjekjet e para për unifikimin e alfabeteve të gjuhës shqipe filluan në Stamboll, në gjysmën e dytë të shekullit XIX.
Kështu, sipas një letre të Jani Vretos të 23 tetorit 1864, në kryeqytetin e Perandorisë Osmane [Stamboll], personalitetet e njohura të kombit shqiptar (myslimanë, ortodoksë dhe katolikë) organizuan disa mbledhje për caktimin e një alfabeti.
Këto takime rinisën në vitin 1867, kur emra të njohur që punonin e jetonin në Stamboll diskutuan lidhur me njësimin e alfabetit.
Sipas Jani Vretos, “Mustafa Pasha, nga fshati Pojan i rrethit të Korçës, i quajtur Gjiritas sepse kishte qenë guvernator i Kretës për shumë vjet; Sulejman Pasha dhe Seit Beu prej Tirane; Rustem Pasha prej Leskoviku, Kristaq Efendiu nga Qestorati i Gjirokastrës; Ismail Beu – i biri i Mahmut Beut nga Vlora; Pashko Vasa, katolik prej Shkodre, Hasan Tahsimi prej Filati dhe Kostandin Kristoforidhi nga Elbasani. mblidheshin herë pas here dhe diskutonin bashkërisht për krijimin e një alfabeti për gjuhën”.
Këto përpjekje u intensifikuan me zhvillimet politike brenda Perandorisë Osmane. Për këtë arsye, në vitin 1877, në Stamboll u krijua Komiteti Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare, i cili ishte “shtabi” politiko-kulturor i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ai drejtohej nga Sami e Abdyl bej Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Koto Hoxhi, Hasan Tahsini dhe Zija Prishtina.
Në vitin 1878, me udhëzim të këtij Komiteti, Jani Vreto hartoi projekt-statutin e Shoqërisë e të Shtypurit Shkronja Shqip, e cila u krijua më 12 tetor 1879 në shtëpinë e Abdyl bej Frashërit, në lagjen “Pera”. Kjo shoqëri do të merrej me hartimin e alfabetit dhe shtypjen e librave në gjuhën shqipe. Por, përpara patriotëve shqiptarë shtrohej nevoja e unifikimit të tij. Prandaj, në vitin 1879 zhvilloi punimet “Kongresi gjuhësor i Kostandinopojës”. Termi “Kongres”, për këtë mbledhje, përdoret nga disa autorë.
Në artikullin e Kozma Serembres të botuar në vitin 1902 me titull “Shoqëria ‘Dituria’ dhe Alfabeti Kombëtar Shqiptar”, ndër të tjera ai shkruan: “Rilindja jonë Kombëtare filloi me dy lëvizje paralele që lumturisht u integruan tek njëra-tjetra, plotësuan njëra-tjetrën. Njëra ishte lëvizja politike me Lidhjen e Prizrenit, tjetra ishte lëvizja me Kongresin e Konstandinopolit më 1879”.
Fakti më interesant që përmend ky autor është se “Në këtë Kongres morën pjesë më shumë se 400 shqiptarë, toskë dhe gegë, katolikë dhe ortodoksë, muhamedanë sunitë dhe muhamedanë bektashinj, të cilët hodhën bazat e një shoqërie kulturore. Problemi i parë për zgjidhje ishte ai i alfabetit, dhe asambleja caktoi një komision të përbërë nga zotërinjtë Sami bej Frashëri, Pashko Vasa Shkodrani dhe Jani Vreto me qëllim që të paraqesin një projekt të alfabetit kombëtar”.
Ndërsa, patrioti i njohur Dervish Hima, në numrin e gazetës së tij “Arnavud” (“Shqiptari”) të 15 majit 1909, që dilte në Stamboll, pasi shfaq rezervat për Kongresin gjuhësor që ishte mbajtur në Napoli të Italisë (21-24 prill 1901) dhe alfabetin që përdornin arbëreshët, shkruan se “ne nuk mohojmë dobitë e alfabetit latin, por alfabeti i Kongresit të Stambollit përdoret sot prej tërë shqiptarëve”.
Pavarësisht përdorimit të termit “Kongres” dhe numrit të pjesëmarrësve, të cilët, sipas Kozma Serembes i kalonin 400 vetë, ajo që ka rëndësi është fakti se alfabeti i Stambollit mori përhapje të gjerë jo vetëm në trojet shqiptare.
“Alfabetarja e gluhës shqip”, që u botua në Stamboll në vitin 1879, pak muaj pas miratimit të alfabetit nga Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip, u përpilua nga Sami Frashëri. Ajo kishte copëza leximi edhe nga Jani Vreto, Koto Hoxhi dhe Pashko Vasa. Kjo abetare me 136 faqe u botua me një tirazh prej 20 mijë kopjesh. Ky ishte një numër jashtëzakonisht i madh për kohën, çka tregon për konsensusin e autoriteteve zyrtare dhe qëllimin e rilindësve që ajo të përhapej jo vetëm në vilajetet shqiptare, por edhe në kolonitë jashtë atdheut.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKarnavalet, origjina dhe domethënia
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!
Biznesi i filmave ... mbaroi!
Armët e Skënderbeut janë edhe në Venecie!?
Jeta në komunizmin shqiptar
Thënie të Sokratit: Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj