“Journal de Salonique” ka botuar, të enjten e 9 shtatorit 1909, në ballinë, letrën e Mit’hat Frashërit, nënkryetar i Kongresit gjuhësor shqiptar të Elbasanit. Shkrimin e botuar mund ta lexoni të plotë më poshtë.
Gjatë mëngjesit të sotëm morëm shënimet e para mbi Kongresin Shqiptar të Elbasanit, që i nderuari Mit’hat Bej, Drejtor i Çështjeve Politike, premtoi të shkruante për lexuesit e Journal de Salonique.
Lajmëtari ynë i shtrenjtë na premton gjithashtu dërgimin e përshtypjeve të udhëtimit që ne do të jemi shumë të lumtur t’i botojmë. Ne i shprehim atij mirënjohjen tonë. Kjo është letra e parë e Mit’hat Beut.
“Elbasan, 5 shtator 1909
I dashur Drejtor,
Unë ju premtova se do të ju dërgoi disa shënime në lidhje me Kongresin gjuhësor që shqiptarët po mbajnë aktualisht këtu. Delegatët kanë filluar të arrijnë prej dhjetë ditësh. Pasi u ndalova disa ditë në Janinë, unë arrita në Elbasan një ditë para hapjes së Kongresit.
Kongresi u hap të premten në prani të delegatëve të cilët vinin nga 27 qytete të Shqipërisë veriore dhe jugore. Seanca e parë u hap nën kryesinë e anëtarit më të moshuar. Pas një ceremonie hyjnore, zgjodhëm kryesinë dhe kolegët e mi më nderuan duke më besuar postin e nënkryetarit.
Ju thashë tashmë se Kongresi ynë është thjesht gjuhësor dhe se ne nuk merremi me politikë. Edukim, shkolla, këto janë dy nenet e vetme të programit të seancave tona. Debatet do të kufizohen në këto dy pyetje.
Për të pasur shkolla, duhet që të kemi mësues. Ku t’i gjejmë ? Duke punuar për të ardhmen, ne kemi menduar se gjëja e parë që duhet të bëjmë është formimi i mësuesve. Njëzëri, Kongresi vendosi të krijojë një shkollë normale për të “furnizuar” shkollat fillore.
Falë të diplomuarve që kjo shkollë do të mundësojë gradualisht, numri i shkollave fillore do të rritet. Që të jemi në gjendje të krijojmë edhe në zonat më të largëta e të vogla, do të bëhen më vonë përpjekje për krijimin e një shkolle të dytë normale.
Cili qytet ishte më i përshtatur për të krijuar Normalen e parë? Një debat i gjatë u zhvillua për këtë çështje.Kongresi, pasi shqyrtoi qendrat e ndryshme shqiptare, u shpreh në favor të Elbasanit, qytet me një popullsi prej 15,000 banorësh, qendër e rëndësishme tregtare dhe vend i qetë.
Seancat e Kongresit do të zgjasin ndoshta deri nga data dhjetë e këtij muaji. Unë do të ju njoftoj për vendimet më të rëndësishme, të cilave do t’u shtoi disa përshtypje nga udhëtimi.” /Dars (Klos), Mat – Albania/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
“Bektashinjtë kishin një lidhje të ngushtë me adhurimin e Krishtit”

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Fadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!

Serbizimi në trojet shqiptare, përmes "hoxhallarëve" serbë e rusë

KOSOVË

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi