Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të hënë në zonën e Sauk, Tiranë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një shtetas turk, 39-vjeç.

Raportohet se i plagosuri është dërguar në një spital privat në Tiranë me plagë në shpatull.


Gjendja e tij shëndetësore paraqitet stabël, jashtë rrezikut për jetën. Ai është qëlluar po nga një shtetas tjetër turk, gjatë një konflikti.

“Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk.

39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia./Vizion+