LAJMI I FUNDIT:

Konfiskimi i 400 kg kokainë, largimi i 13 ambasadorëve politikë dhe emërimi i bordeve të reja të ndërmarrjeve publike – top lajmet e javës

Konfiskimi i 400 kg kokainë, largimi i 13 ambasadorëve politikë dhe emërimi i bordeve të reja të ndërmarrjeve publike – top lajmet e javës

Java që lamë pas ka nisur me seancën e jashtëzakonshme, ku u prezantua Programi i Qeverisë Kurti, ndërsa po ashtu është zhvilluar një aksion policor në Lipjan, ku janë sekuestruar 400 kilogramë drogë, kokainë.

Po javën që lamë presidentja Vjosa Osmani ka marr pjesë në samitin e Brdo-Brijunit në Slloveni, ndërsa pas përfundimit të Samitit ka folur për përplasjen që kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ish krerët e UÇK-së, të mërkurën kanë pasur seancën e radhës në Gjykatën Speciale, ndërsa po javën që po lëmë pas janë liruar nga detyra 13 ambasadorë politikë.


Të premten Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ndërsa ndër vendimet e saj ishte edhe emërimi i bordeve të reja në katër ndërmarrje publike.

Me replika e kundër-replika, seanca e jashtëzakonshme ku u prezantua Plani i Qeverisë

Java që po lëmë pas ka nisur me seancën e jashtëzakonshme ku u prezantua Programi i Qeverisë Kurti.

Seanca ka vazhduar me replika e kundër-replika, ndërsa është përmbyllur pas dy ditë diskutimesh.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në prezantimin e Programit ka thënë se menaxhimi i pandemisë është prioritet kryesor i programit.

Ndër të tjera, ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm që në çdo kohë të diskutoj me opozitën për parimet e qëndrimet karshi dialogut me Serbinë.

Ai tha se pjesa më e madhe e punës e energjisë së tij në dialog do të shkojë për të zhbërë marrëveshjet e dëmshme që janë bërë nga pozita e mëparshme.

“Ne mund të mos pajtohemi për shumë gjëra, po hajde të pajtohemi karshi politikës ndaj Serbisë. Në secilën ditë të javës, e secilën orë të ditës, jam i gatshëm të takohet i cili nuk pajtohet me parimet e 1qëndrimet tona karshi dialogut dhe ka propozime tjera se si ta mbrojmë interesin e Kosovës. Mos harroni se ju që keni qenë në pushtet keni bërë një trashëgimi që na ka ngelur neve. Pjesa më e madhe e punës dhe energjisë sime në dialog është zhbërja e dëmit që e keni shkaktuar ju”, tha Kurti.

Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se programi i Qeverisë Kurti është më i dobëti dhe më i koti, ndërkaq theksoi se nuk ka as plan veprimi.

Hoxhaj gjatë fjalimit të tij u shpreh se nuk ka afate kohore dhe nuk ka buxhet e nuk dihen institucionet përgjegjëse për realizim të programit.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Programin e Qeverisë Kurti, duke thënë se është një dokument sipërfaqësor, pa masa dhe pa zgjidhje se si do të adresohen problemet.

Abdixhiku, njëherësh kryetar i LDK-së, më tej tha se kanë pritur 60 ditë për një dokument 60 faqesh të Qeverisë, për një dokument që nuk ka as argumente e as ide.

Osmani flet rreth përplasjes me Vuçiqin në Samitin Brdo-Brijuni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marr pjesë në Samitin e Brdo-Brijunit në Slloveni, ndërsa pas përfundimit të Samitit ka folur për përplasjen që kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Vuçiq insistonte që ndryshimi i kufijve të vendeve të Ballkanit Perëndimor t’ju lejohet vetëm shteteve anëtare të OKB-së”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, përplasja ka ndodhur kur ajo dhe Shefik Xhaferoviq, anëtar i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, kanë folur për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë dhe në Bosnje.

“Kur ne folëm për këto krime, aty ndodhi kundërshtimi i Vuçiqit. Ne folëm qartë për krimet e kryera edhe në Bosnje edhe në Kosovë dhe kjo o pengoi Vuçiqin”, theksoi Osmani.

Ajo tutje tha kundërshtimi i krimeve nuk duhet të ishte qasje e Serbisë.

“Unë isha e qartë që Serbia do të ecë përpara vetëm kur e pranon shtetin e Kosovës dhe vetëm kur i vë prapa grilave kriminelët. Vuçiq kishte qasje tjetër dhe kjo është për të ardhur keq”, shtoi tutje presidentja e vendit.

Konfiskohen 400 kg kokainë në vlerë 20 milionë euro

Një aksion policor është zhvilluar gjatë javës që lamë pas në Lipjan, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, autoritetet shqiptare, italiane dhe atë amerikane, ndërsa janë sekuestruar 400 kg kokainë.

Po ashtu janë sekuestruar vetura dhe të holla.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas raportimeve për kapjen e një sasie të madhe të lëndëve narkotike në Lipjan.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se ky aksion ka qenë në koordinim me institucionet e partnerëve të Kosovës.

Për drogën në Lipjan janë arrestuar shtatë persona.

Mbrojtja e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kërkojnë materialet, Prokuroria thotë se ato do të jenë të gatshme në qershor

Po javën që lamë është mbajtur seancë ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se deri në qershor do t’i kenë të plota materialet e dëshmitarëve për krerët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në konferencën e pestë të ecurisë së çështjes, Zyra e Prokurorit të Specializuar theksuan se janë të vetëdijshëm për afatet kohore, transmeton Telegrafi.

“Ne jemi të vetëdijshëm për kohën dhe për afatet kohore që duhet respektuar. Jemi rreth dy muaj larg nga 23 korrik. Kur është e mundur do të nxjerrim pakot e plotë të dëshmitarëve, dhe shpresojmë të jemi gati t’i japim materialet në qershor”, theksoi ZPS.

Ndërkaq, mbrojtja e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit theksuan se materialet duhet të kenë më herët, në mënyrë që të kenë kohë të përgatiten për mbrojtje.

Lirohen nga detyra 13 ambasadorë politikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, ka miratuar më 19 maj propozimin e Qeverisë së Kosovës, për lirim nga detyra të 13 ambasadorëve të emëruar politikë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar se bëhet fjalë për largimin e 13 ambasadorëve.

Ata janë Beqë Cufaj- Gjermani, Nait Hasani – Shqipëri, Arbër Vllahiu – Çeki, Lirim Grejqevci – Holandë, Shpend Kallaba – Hungari, Gezim Kasapolli – Kroaci, Avni Kastrati – Slloveni, Gjergj Dedaj – Maqedoni e Veriut, Hajdin Abazi – Australi, Ylber Hysa – Mal i Zi, Avni Arifi – Emiratet e Bashkuara Arabe, Amir Ahmeti – Katar dhe ambasadori në Francë, Qëndrim Gashi.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar rreth largimit të ambasadorëve politikë, duke thënë se shërbimi i jashtëm ishte i mbingarkuar me diplomatë politikë, duke e kaluar kuotën e paraparë ligjore.

Kurti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ky është hap i duhur drejt kthimit të ligjshmërisë në këtë dikaster, ndërsa tha se së shpejti do t’i fillojnë procedurat për dërgimin e diplomatëve në misionet diplomatike, ku numrin dukshëm më të madh do ta përbëjnë diplomatët e karrierës.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla ka thënë se shkarkimi i ambasadorëve të emëruar politikisht është vetëm një hap drejt reformave që do të bëjnë në shërbimin diplomatik.

Gërvalla tha se do të vazhdojnë edhe me vendime tjera sa i përket shërbimit diplomatik, teksa bëri të ditur se përzgjedhje e ambasadorëve të rinj do të bëhet javëve në vazhdim.

“Në javët në vijim do të bëhet përzgjedhje e ambasadorëve të rinj, si dhe do të vazhdojë reforma. Reforma është e vonuar, kjo po përgatitet në mënyrë serioze”, deklaroi ajo.

Mbledhja e Qeverisë, këto janë disa nga vendimet

Të premten është mbajtur mbledhja e 12-të e Qeverisë së Kosovës e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, në të cilën janë miratuar vendime nga përgjegjësitë e saj kushtetuese dhe ligjore.

Gjatë kësaj mbledhje është miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit.

Me propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe palëve të treta dhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe qëndrimit të shtetasve të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Me vendimin e miratuar sot në mbledhje Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës që të japë autorizimin për Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Amandamentimit 1, të Marrëveshjes Kornizë të Kredisë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”. Amandamentimi 1 i siguron Kosovës një shtesë prej 25 milionë euro të kredisë së nënshkruar më herët, dhe shuma totale e kredisë tash është 60 milionë euro.

Me katër vendime të veçanta, Qeveria ka emëruar Bordet e Përkohshme të Drejtorëve në katër Ndërmarrje Publike: Trepçë, KEK, Postë dhe Infrakos. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori