Duket se Inter dhe Boca Juniors kanë raporte të mira mes vete.

Presidenti i Boca Juniors, Daniel Angelici ka konfirmuar bisedimet me Interin për shitjen e Agustin Almendras.


Mesfushori 19-vjeçar kuptohet se është subjekt i ofertës prej 15 milionë euro të skuadrës italiane.

BEIPVttiY   1

"Almendra ka një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurove dhe sapo ka nënshkruar një kontratë të re, kështu që ne jemi duke pritur që të kthehet nga kampionati U20 i Amerikës jugore", tha Angelici për Radio La Red.

"Si pjesë e propozimit të tyre, Inter është i përgatitur ta lë Almendran për dy vjet te ne, kështu që ne mund të flasim për këtë. Megjithatë, nuk kemi nevojë ta shesim", tha ai.

Theksojmë se nerazurrët u raportua se gjatë ditës së djeshme janë të interesuar për shërbimet e Arjen Robbenit.

Ndryshe, aktualisht zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare italiane. /Telegrafi/

telegrafi sport app