Kampionati norvegjez ka përfunduar këtë javë, me Molden që është shpallur kampion.

Në Ligën e Evropës kanë shkuar dy skuadrat Rosenborg dhe Bodo/Glimt, ndërsa edhe në këtë kampionat shkëlqyen futbollistët shqiptarë.


Herolind Shala, Elbasan Rashani, Liridon Kalludra, Flamur Kastrati, Zymer Bytyqi, Ylldren Ibrahimaj e Veton Berisha ishin vetëm disa nga futbollistët shqiptarë që patën paraqitje të mira këtë vit.

Saa glade blir maalscorer Herolind Shala og Matthias Viljamsson naar ballen gaar i maal bak Viljar Myhra

E mesfushori i Kosovës, Herolind Shala është vlerësuar jashtëzakonisht shumë, pasi është përfshirë në formacionin më të mirë të vitit në Norvegji nga gazeta më e madhe në Norvegji, VG.no.

Edhe pse Valerenga e tij nuk arriti të kapë një pozitë që i dërgon në Evropë, Shala ishte ndër lojtarët më të mirë në kampionatin norvegjez.

herolind shala glimt

27-vjeçari zhvilloi 21 ndeshje këtë edicion duke munguar në nëntë prej tyre shkaku i lëndimeve, por shënoi gjashtë gola dhe bëri pesë asistime si mesfushor defensivë.

Ky është një vlerësim shumë i madh për Shalën i cili tregoi edhe njëherë se ka vlera të mëdha duke shkëlqyer në kampionatin elitar të Norvegjisë.

78397235 2548097861934558 1762379245104922624 n e1575406360927

Gjithsesi mbetet të shihet nëse Shala do të vazhdojë te Valerenga, apo do të ketë ndonjë klub më të madh që e dëshiron pas paraqitjeve fantastike me klubin nga kryeqyteti norvegjez dhe me Kosovën. /Telegrafi/

telegrafi sport app