LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet iPhone 12 Mini, por çmimet nuk janë aq të mira sa i prisnim të gjithë

Konfirmohet iPhone 12 Mini, por çmimet nuk janë aq të mira sa i prisnim të gjithë

Apple po lëkund gjërat me iPhone, 12 por ka ende pyetje në lidhje me çmimin që mund t’i lërë fansat të zhgënjyer.

Tani që është tetor, lançimi i iPhone 12 është praktikisht këtu tashmë, i planifikuar për të martën, 13 tetor, shkruan T3.

Rrjedhjet e fundit kanë sugjeruar që të katër modelet e iPhone 12 do të prezantohen më 13 tetor.


iPhone 11 filloi me tre variante: modeli standard iPhone 11, iPhone 11 Pro, dhe iPhone 11 Pro Max, transmeton Telegrafi.

Jon Prosser, një analist që shënon lajme shpesh për Apple dhe të gjitha pothuajse të sakta, ka thënë se tashmë po vjen edhe iPhone 12 Mini.

Ne kemi dëgjuar për herë të parë për këtë iPhone të ri javën e kaluar.

Prosser thotë se dërgesa e parë e Apple e telefonave inteligjentë që do të dërgohet te shpërndarësit javën e ardhshme dhe do të përfshijë vetëm iPhone 12 Mini dhe iPhone 12.

Ai gjithashtu konfirmoi se të dy aparatet do të jenë në dispozicion në opsionet 64 GB, në vend që të fillojnë me 128 GB.

Ky mund të mos jetë lajmi i mirë për të cilin shpresojmë, pasi analistët e industrisë parashikojnë që seria iPhone 12 do të jetë 100 dollarë më e shtrenjtë se iPhone 11 për shkak të mbështetjes së shtuar për 5G.

Kështu që potencialisht po shohim një çmim fillestar prej 799 dollarë për modelin iPhone 12 64GB. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Teknologji
Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Teknologji
Bashkëthemeluesi i OpenAI thotë se platforma e tij

Bashkëthemeluesi i OpenAI thotë se platforma e tij "nuk është në shitje"

Teknologji
Elon Musk tallet me

Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

Kalo në kategori