Drejtuesit e Serie A kanë konfirmuar të gjitha datat dhe oraret për ndeshjet e mbetura të javës së 27-të të Serie A, ku ndeshja kryesore është jo në mes të Milanit dhe Interit e njohur si Derby della Madonnina do të luhet me 4 prill nga ora 18:30.

Ky konfirmim erdhi pasi të gjitha ndeshjet e datës 4 mars u anuluan pas vdekjes së papritur të kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.


Kështu, ndeshjet e mbetura të javës së 27-të u vendos të zhvillohet të martën dhe mërkurën me datë 3 dhe 4 prill, ndërsa mbeti pa u konfirmuar Derby della Madonnina shkaku i angazhimit të Milanit në Ligën e Evropës.

Gattuso Spalletti e1520107249133 Gattuso dhe Spalletti do mundohen ta fitojnë me çdo kusht derbin (Getty Images)

Por, pas eliminimit të Milanit nga Arsenali ka ardhur edhe konfirmimi për këtë ndeshje derbi mes Milanit dhe Interit.

Ndeshja e shumëpritur nga tifozët Rossonerë dhe ata Nerazzurë do të zhvillohet ma datë 4 prill nga ora 18:30.

Java e 27-të e Serie A: E martë: 3 prill Atalanta-Sampdoria (18.30) Genoa-Cagliari (18.30) Udinese-Fiorentina (18.30)E mërkurë: 4 prill Benevento-Verona (17.00) Chievo-Sassuolo (18.30) Torino-Crotone (18.30) Milan-Inter (18.30) /Telegrafi/

telegrafi sport app