Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht se do të kthehet në Camp Nou më 10 gusht.

Njoftimi u bë përmes faqes zyrtare të klubit dhe kanaleve të mediave sociale.


Kthimi do të shënohet me Trofeun tradicional Joan Gamper, ndërsa Barcelona përgatitet për sezonin e ri në stadiumin e saj historik.

Barcelona kishte qenë larg Camp Nou që nga viti 2023 për shkak të punimeve të rinovimit.

Ekipi ka luajtur në stadiumin olimpik në Montjuic gjatë rindërtimit. /Telegrafi/

telegrafi sport app