Stafi i ekipit Përfaqësues të Kosovës ka njoftuar opinionin dhe tifozët se për shkak të lëndimeve dhe gjendjes me grip, tre lojtarë do të mungojnë në ndeshjen e sotme kundër Zvicrës.
Pas një pune të kujdesshme mjekësore, fatkeqësisht ka rezultuar që futbollistët Milot Rashica, Ermal Krasniqi dhe portieri Arijanet Muric nuk do të jenë në gjendje të jenë në dispozicion të përzgjedhësit Primozh Gliha në këtë sfidë të rëndësishme.
Rashica është lënduar në fund të stërvitjes së djeshme dhe pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjet kualifikuese kundër Zvicrës dhe Bjellorusisë.
Ndërsa Ermal Krasniqi, i cili u lëndua disa ditë më herët, përkundër përkushtimit maksimal të tij dhe stafit mjekësor nuk është në gjendje për të luajtur në ndeshjen e sotme, por po bëhet përpjekje për ta riaftësuar për lojë për sfidën e ardhshme me Bjellorusinë.
Ndërkohë, portieri Arijanet Muric po përballet me një gjendje gripale, e cila ka bërë që ai të mos jetë në gjendje të përfshihet as në stërvitjen e fundit dhe si rrjedhojë do të mungojë edhe në ndeshjen e sotme.
Përkundër këtyre mungesave të mëdha, në kampin e Dardanëve ekziston një motiv i lartë për paraqitje dinjitoze në ‘St. Jakob-Park’. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City
Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës
Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re