Me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në New York u organizua një mbrëmje e madhe, e cila përpos që ishte festive, iu kushtua edhe nënave të Gjakovës që humbën më të dashurit e tyre në luftën e Kosovës.
Kjo mbrëmje festive, por që lidhet edhe me një aspekt shumë tragjik në Kosovë, e që ka të bëjë me të zhdukurit, u organizua më iniciativën e biznesmenit dhe humanistit të madh shqiptar, Ramiz Kukaj, për të vetmin qëllim për të ndihmuar shoqatën “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova.
Kësaj iniciativë i është përgjigjur një numër i madh i komunitetit shqiptar në Amerikë, duke i dhënë kështu përkrahje shoqatës së nënave, e cila është shumë aktive në kërkim të drejtësisë për gjetjen e më të dashurve të tyre, pra familjarëve, të cilët për 20 vjet më radhë konsiderohet të zhdukur.
Iniciatori i kësaj mbrëmje dhe pronar i restorantit “Çka ka Qellu”, Ramiz Kukaj, tha se kjo ide i ka lind para disa viteve, kur për herë të parë ka parë në televizione një fotografi të njërës prej nënave të Gjakovës, zonjën Ferdonije Qerkezi, e cila me sofrën e shtruar me 5 pjata me ushqim, ajo ishte duke pritur familjarët e vet, burrin dhe katër djemtë e saj, të cilët janë të zhdukur në luftën e Kosovës para 20 viteve.
Për këtë kategori shumë tragjike të shoqërisë, Kukaj tha se “ndaj tyre ndihem shumë borxhli, dhe mund të them se ne me nënat e Gjakovës, kemi diçka të përbashkët, kemi pritjen, e që për 20 vjet presim fëmijët e tyre ose të gjallë ose të vdekur për tu kthyer tek të afërmit e tyre”, raporton Telegrafi, e që ishte njëherësh ishte edhe sponsor media i kësaj mbrëmjeje humanitare.
Kukaj fajësoi vetën dhe të tjerët duke thënë se “për 20 vjet këtu në diasporë, që i kemi 20 vjet të pritjes, nuk kemi bërë asgjë, hiq asgjë, për nënat gjakovare që kanë humbur bijtë e tyre”.
“Nënave të Gjakovës dhe të Kosovës në përgjithësi, në këtë ditë të rëndësishme të shtetit të Kosovës, pikërisht me 17 shkurt ditën e pavarësisë së Kosovës, ua dërgojmë një mesazh se ato nuk janë vetëm, dhe se do t’i kujtojmë për çdo vjet, dhe se dhimbjen e tyre do ta ndajmë bashkë të gjithë, edhe pse larg këtu në ShBA, e nuk jemi pranë tyre, me të vetmen shpresë se sofrat e tyre të mbushën plotë shumë shpejtë, jo me mjete financiare, por me më të dashurit e tyre”, tha Kukaj në këtë mbrëmje.
Kukaj shpreson se nga kjo mbrëmje do të grumbullojë dhjetëra mijëra dollarë dhe bëri të ditur se të gjitha mjetet financiare të grumbulluara nga kjo mbrëmje, do t’i dorëzohen shoqatës “Thirrjet e Nënave”, në Kosovë.
Ai nuk ka bërë të ditur ende se sa mjete financiare janë grumbulluar në këtë mbrëmje për të ndihmuar nënat që kanë humbur bijtë e tyre në Kosovë, por shpreson thotë se kjo do të bëhet e ditur gjatë ditëve në vijim.
Iniciativën e Ramiz Kukaj, nga Kosova e përshëndetën përfaqësueset e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova, Sanije Berisha dhe Ferdonije Qerkezi, të cilat përmes një video mesazhi, ato falënderuan tërë komunitetin shqiptarë në Amerikë, për ndihmën dhe mbështetjen që dhanë për ato.
Ato thanë se pas 20 vjetëve të lirë, dikush mendon për to, e ai sipas tyre, është komuniteti shqiptaro-amerikan, e veçanërisht nikoqiri i kësaj mbrëmje Ramiz Kukaj.
Ndërkaq, këshilltari i Bashkisë së New York-ut, Mark Gjonaj, tha se liria e Kosovës është arritur me shumë sakrifica, me shumë dhembje, me shumë të zhdukur, me më shumë se 100 mijë shtëpi të shkatërruara, me më shumë se 800 mijë shqiptarë të dëbuar nga shtypit e tyre, me afër 20 mijë gra të dhunuara, me 14 mijë të vrarë dhe shumica prej tyre janë të zhdukur , e që shumica prej tyre janë nga Gjakova.
“Për shumë nga ne është shumë vështirë ta kuptojmë dhembjen e humbjes së më të dashurve nga armiku, por imagjinoni sa e vështirë është kur dikush që ka përjetuar humbjen e më të dashurve të tyre , e të cilët ende nuk kanë asnjë vend apo shenjë se ku do t’i kujtojnë. Ne do t’i përkrahim nga këtu, nënat e Gjakovës dhe të Kosovës në tërësi, duke shpresuar se më të dashurit e tyre shpejtë të kthehen në mesin e tyre, dhe të kenë se ku t’i kujtojnë”, tha këshilltari Gjonaj në këtë mbrëmje.
Njëherit, ai kujtoj edhe vrasjen e vëllezërve Bytyqi, duke thënë se drejtësia për vëllezërit Bytyqi duhet të vihet në vend, sepse pa drejtësi nuk ka paqe.
Në emër të institucioneve të Kosovës, të pranishmit i përshëndeti Teuta Sahatqija, shefe e Misionit Diplomatik të Kosovës në New York.
Ajo kujtoj ditën e para 11 vitesh, në një ditë të acartë në Parlamentin e Kosovës, ku u lexua Deklarata e Pavarësisë dhe Kosova u shpall shtet i pavarur e sovran.
“Bashkë me lotët e gëzimit përziheshin lotët për të gjithë ata që dhanë jetën, e të cilët nuk ishin aty ta festojnë me ne këtë ditë në liri. Gëzimi alternohej me kujtimet të cilat ktheheshin në ditët para luftës, kur në Kosovë jetesa bëhej e pamundur. Mendimet ktheheshin në kohën e luftës, në kohën kur në Gjakovë në mbrëmje nisi djegia e shtëpive dhe vrasja e njerëzve që flisnin shqip, nga ana e forcat e vdekjes e Millosheviqit. Ata që shpëtonin vrasjes, përziheshin nga shtëpitë dhe drejtoheshin jashtë kufijve të Kosovës duke ju marre dokumentet, që të kenë të pamundur të kthehen ndonjëherë në shtëpitë e tyre. Ata Brenda nate u shndërruan në refugjat pa shtëpi e atdhe, njerëz që do të enden pa shpresë rrugëve të qyteteve të huaja. Kosova po pastrohej etnikisht nga shumica e popullit të saj në mënyrën më të dhunshme të mundur”, tha Sahatqija.
Konslullja Sahatqija, kujtoi se shtëpia e saj në Gjakovë ishte vetëm dy rrugë nga shtëpia e Ferdonije Qerkezit, të cilës forcat serbe ia rrëmbeu burrin dhe katër djem, më i riu 14 vjeç, kujtoi Nesrete Kumnovën, e cila ende nuk e din se ku e ka Albionin dhe vazhdon ta kërkojë atë me zemër të thyer, Luljeta Sharanit, të cilës lufta i mori bashkëshortin dhe 2 djem, e shumë e shumë nëna të tjera që humbët bijtë e tyre
“Për familjarët e të vrarëve e të zhdukurve, lufta vazhdon ende për identifikimin e vrasësve, gjetjen e vendndodhjes së të zhdukurve, dhe kërkimit të drejtësisë. Gjykimi i dhunuesve jep qetësi për familjarët, dhe shpresë që kjo të mos ndodhë kurrë më asnjë personi, asnjë nëne, asnjë familjeje”, tha Sahatqija në këtë mbrëmje.
Në emër të luftëtarëve të SHBA-së, të cilët kishin marrë pjesë vullnetarisht në luftën e Kosovës, të pranishmit në këtë mbrëmje i përshëndeti komandanti i Batalionit ‘Atlantiku’, Gani Shehu.
Duke uruar festën e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ai tha se gjithmonë do t’i përkujtojmë nënat që humbët më të dashurit e tyre, dëshmorët e kombit, të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës.
Duke folur për vëllezërit Bytyqi, Shehu u shpreh i bindur se drejtësia për vëllezërit Bytyqi do të vihet në vend, duke kujtuar se dëshmorët kujtohen gjithmonë në ditë të veçanta, pasi që ata u flijuan për ditën më të shtrenjtë, atë të lirisë së Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, këngëtari mjaftë popullor nga Kosova, Ramadan Krasniqi- Dani, kishte ardhur të këndojë falas për këtë mbrëmje. Ai tha se të gjithë njerëzit që po marrin pjesë në këtë mbrëmje duhet të ndihmojnë për nënat tona nga Gjakova.
“Dhimbja e nënave të Gjakovës dhe të gjithë nënave të Kosovës, që kanë humbur më të dashurit e tyre, nuk është dhimbje vetëm e tyre, por e gjithë shqiptareve kudo që janë”, tha ai.
Edhe pse kjo mbrëmje ishte një mbrëmje festive, në mendjen e të gjithë mysafirëve të pranishëm ishin të zhdukurit që nuk u gjetën kurrë, dhe njëherësh njerëzit e tyre më të dashur që i presin dhe i vajtojnë.
Për të ndihmuar në grumbullimin e mjeteve financiare për shoqatën “Thirrjet e Nënave”, është organizuar edhe një ankand, me gjëra tradicionale shqiptare, e po ashtu në ankand ishte edhe topi i kombëtares së Kosovës në futboll, më nënshkrime të të gjithë lojtarëve të kësaj kombëtareje.
Janë mbi 1640 persona, të cilët ende nuk janë gjetur dhe 400 të tjerë, të cilëve u janë gjetur eshtrat, por që ende nuk mund të identifikohen.
Përndryshe, është vlerësuar lartë që komuniteti në ShBA, përmes festimit të 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovë, ka bërë edhe diçka shumë madhore, duke ndihmuar nënat jo vetëm nga Gjakova, por nga tërë Kosova, që ato shumë shpejtë të gjejnë më të dashurit e tyre. /Lumturije BEKAJ /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Rriten kërkesat e kosovarëve për azil pas liberalizimit të vizave
Avdiu: LPK-ja ka qenë themeluesja e UÇK-së
Një i ri theret me thikë në Gjilan
Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Klinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë