LAJMI I FUNDIT:

Komunat shqiptare krijojnë rrjet komunal

Komunat shqiptare krijojnë rrjet komunal

Gazeta Koha njofton se kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se Tirana, Prishtina, Tetova, Ulqini dhe Presheva do të fillojnë shkëmbimin e përvojave në urbanizëm, inovacion, mjedis, kulturë dhe investim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Filloi takimi i rrjetit te Komunave Shqiptare. Ringjalljen e këtij rrjeti e patem si ide me Erionin qe një kohë tani por tani në prag të festes së 28 nëntorit e konkretizuam me takimin e parë dyditor në Tiranë”, ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook.

Edhe mediat në Shqipëri kanë raportuar se kryetaret e 5 bashkive më të mëdha ku jetojnë shqiptarët në rajon, u mblodhën në Tiranë në takimin e parë të Konferencës së Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon.


Siç kishte bërë me dije disa javë më parë, kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj priti homologun e tij nga Prishtina, Shpend Ahmeti, atë të Preshevës, Shqiprim Arifi, kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungu dhe atë të Tetovës, Teuta Arifi.

Konferenca e Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit do të zgjasë 2 ditë ndërsa në përfundim të saj pritet nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi midis 5 bashkive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Drejtësi
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Kalo në kategori