Komuna e Skenderajt del me njoftim për shfrytëzuesit e parkingjeve në rrugën “Fehmi dhe Xheve Lladrovci”

Komuna e Skenderajt ka njoftuar shfrytëzuesit e parkingjeve në rrugën “Fehmi dhe Xheve Lladrovci”, të cilëve u ka skaduar afati i shfrytëzimit, që të parashtrojnë kërkesë për vazhdimin e përdorimit të hapësirës publike.
Sipas njoftimit të komunës, personat që ende nuk kanë dorëzuar kërkesë duhet ta bëjnë këtë përmes arkivës së Komunës së Skenderajt.
“Me rastin e shqyrtimit të kërkesave, përparësi do t'u jepet banorëve që banojnë pranë hapësirës së parkingut, në përputhje me kriteret dhe rregullat në fuqi”, thuhet në njoftim.
Komuna u ka bërë thirrje shfrytëzuesve që kërkesat t’i dorëzojnë sa më parë, në mënyrë që të mundësohet vazhdimi i rregullt i shfrytëzimit të parkingjeve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate







































