Pas rrënimit të ndërtesës së ish-ndërmarrjes “Liria” në lagjen “Bazhdarhane”, Komuna e Prizrenit ka filluar projektin për ndërtimin e një rreth rrotullimi në këtë zonë dhe zgjerimin e rrugës. Në plan ka edhe ndërtimin e parkingjeve të reja.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Çelë Lamaj ka sqaruar se synimi është që të funksionalizohet komunikacioni në këtë pjesë të qytetit.
“Te ish-objekti i “Lirisë” mendohet të zhvillohet një projekt, jo vetëm ndërtimi i rreth rrotullimit, po edhe zgjerimi i rrugës deri te rrethi tjetër në “Bazhdarhane”, ku do t’i ketë katër korsi. Normalisht që ky projekt përmban edhe një vend stacion për ndalesë të autobusëve dhe një vend parking të taksive. Kështu që kjo pjesë do të rregullohet në mënyrë shumë profesionale”, ka thënë Lamaj, raporton Telegrafi.
Sipas tij, punëkryesi, gjeodeti dhe inxhinierët e DShP-së kanë dalë në terren për të përcaktuar kuotat, dhe se ditëve në vijim, do të vijojnë punimet.
“Ky projekt deri ka fundi i këtij muaji apo java e parë e muajit prill do të na përfundojë”, është shprehur zyrtari i lartë komunal.
Lamaj ka sqaruar se në afërsi parashihet edhe ndërtimi i parkingjeve, që pastaj lidhet me rreth rrotullimin e ri.
“Prapa Shtëpisë së Bardhëve, do të bëhen një numër i madh i parkingjeve. Vetëm jemi në procedurën e vlerësimit të projektit, me përzgjedhë projektin më të mirë, i cili detyrimisht do të na lidh me këtë rreth rrotullimin këtu”, ka bërë të ditur ai, raporton Telegrafi.
Konkursi i projektimit me vlerën e parashikuar prej 100 mijë eurove për hartimin e projektit detal për ndërtimin e parkingjeve prapa Shtëpisë së Bardhë është shpallur gjatë këtij viti.
Lamaj tutje ka theksuar se planet e mëtejme janë edhe për vendosjen e një skulpture të Vrapueses së Prizrenit.
“Pasi që të përfundon ky rreth rrotullim dhe kjo infrastrukturë, projekti tjetër i ardhshëm, në këtë pjesë është edhe vendosja e një ikone të Prizrenit, pra Vrapuesja e Prizrenit. Do të jetë një vepër, një skulpturë, e punuar nga ndonjë artist, dhe them se kësisoj do të jetë një pjesë mjaft atraktive e hyrjes së qytetit të Prizrenit”, ka thënë Lamaj.
Ndërtesa e ish-ndërmarrjes “Liria” ishte rrënuar në vjeshtën e vitit të shkuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Prokuroria e Prizrenit jep hollësi mbi zbulimin e laboratorit të drogës, sekuestron edhe objektin banesor

Zbulohet laboratori i drogës në Prizren, arrestohen tre persona të dyshuar

Prizreni fillon ciklin e takimeve për buxhetimin me pjesëmarrje, qytetarët vendosin për projektet e vitit 2026

Osmani deklaron pasurinë në AKK: Pronë gjysmë milion euro në Australi, banesë, shtëpi e parcelë

Laert Vasili për Gjestin: Big Brotherin e fitoi një analfabet funksional

Dronët ukrainas goditin fabrikën ruse që prodhon dron iranian në Tatarstan

Kushtetuesja i jep dritën e gjelbër Ligjit për Këshillin Prokurorial, reagon Haxhiu

Xhelal Sveçlës i humbi bagazhi në aeroport gjatë udhëtimit në Kroaci, mori 342 euro kompensim

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo, fiton medaljen e artë në Podgoricë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë