Komuna e Prishtinës është e gatshme për vaksinim masiv të qytetarëve, kështu ka thënë nënkryetari Muhedin Nushi.
Tutje, ai tha se komuna me 5 ekipe është duke e ndihmuar ministrinë e Shëndetësisë për vaksinim, duke shtuar se janë të përgatitur që t’i shpërndajnë në 5 qendra të mjekësisë familjare edhe 18 ekipe të tjera.
“Komuna e Prishtinës edhe tash e ndihmon nivelin qeveritar me vaksinim në qendrën e sporteve me 5 ekipe të veta. Jemi me 5 ekipe çdo ditë prezent me vaksinimin e qytetarëve. Ne jemi të gatshëm për vaksinimi dhe jemi të gatshëm t’i vaksinojmë deri 2000 qytetar gjatë ditës. Ne jemi të përgatitur që t’i shpërndajmë në 5 qendra të mjekësisë familjare për vaksinimi të qytetarëve. 18 ekipe i kemi të përgatitura për vaksinim masiv i cili pritet shumë shpejt të funksionalizohet duke pasur parasysh që veç është nënshkruar marrëveshja për ardhjen e 1.2 milion vaksinave Pfizer prandaj komuna është e gatshme për vaksinim”, tha Nushi për EkonomiaOnline.
Sipas tij, të regjistruara në skemën sociale janë 1 562 janë familje, duke theksuar se secila që ka qenë e infektuar këtij viti është ndihmuar me pako ushqimore dhe me pako higjienike.
“Të regjistruara në skemën sociale janë 1 562 janë familje, por edhe gjatë vitit të kaluar ka pasur rritje të këtij numri. Prej muajit mars deri në muajin qershor ka pasur rritje dhe i kemi ndihmuar gjatë vitit të kaluar rreth 3 200 familje. Na pako ushqimore dhe higjienike. Ndërsa gjatë këtij vitit kemi vazhduar me të gjitha ato familje të cilat janë në skemën sociale”.“Prandaj secila familje që ka qenë e infektuar dhe nuk ka qenë në skemën social edhe gjatë këtij viti është ndihmuar me pako ushqimore dhe me pako higjienike. Prandaj jemi në gjendje t’i dalim në krah secilës familje që mos të kemi probleme së paku sociale në këtë aspekt”, tha ai.
Megjithatë ai tha se 4 941 biznese kanë qenë përfituese të pakos 5 milionë euro dhe se deri më tani kanë pagur për 3 500 biznese mbi 3.5 milionë euro.Mes tjerash, nënkryetari Nushi theksoi se subvencionimi do të përfundojë me 25 qershor.
“Bizneset janë ndihmuar me pako 5 milionë euro gjatë vitit të kaluar. Aktualisht prej pakos 5 milionë jemi në përfundim të realizimit të komplet pakos. Ekipi është i caktuar të punojë edhe shtunën dhe të dielën dhe kjo është një prej prioriteteve të komunës së Prishtinës. Janë subvencionuar 3 467 biznese, ata subvencionohen me shumë 600 euro nëse biznes mikro dhe 1 300 euro nëse është biznes i vogël. 4 941 biznese kanë qenë përfituese të pakos 5 milionë euro dhe deri më tani i kemi pagur për 3 500 biznese mbi 3.5 milionë euro. Ky subvencionim do të përfundojë me 25 qershor. Ne jemi duke i ndihmuar edhe tash çdo familje që lajmërohet në pako ushqimore dhe higjienike i merr ato pako. Normal që mund të keltë vonesa për nuk ka mbetur ndonjë familje e cila ka pasur kërkesë dhe e cila nuk ka marrë pako. Sa i përket bizneseve me pako tjera a do t’i ndihmojmë varet nga situatat që do të krijohet në të ardhmen edhe pse nuk presim ndonjë përkeqësim të situatës në muajin qershor dhe korrik. Por nëse vjen deri te përkeqësimi i situatës edhe ne do të ndërmarrim masa pa marrë parasysh që është koha e fushatave elektorale dhe është koha e zgjedhjeve lokale”, u shpreh Nushi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës