Gjatë ditës së sotme, kryeshefi ekzekutiv i KRU “Mitrovica”, Bashkim Kurti dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq kanë nënshkruar kontratën për konsumatore.

Në këtë komtratë përfshihet vendosja dhe regjistrimi i ujëmatesit e që njekohësisht nënkupton edhe faturimin dhe inkasimin e ujit të shpënzuar në objektin komunal, shkruan Telegrai.


"Ky është një hap i parë simbolik, por shumë domethënës – një model që do të pasohet me lidhjen e kontratave me të gjitha institucionet publike, bizneset dhe qytetarët e kësaj komune", thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se bashkëpunimi institucional është kyç për një shërbim të qëndrueshëm dhe me cilësi për të gjithë.

"KRU 'Mitrovica' mbetet e përkushtuar që çdo konsumator të trajtohet me përgjegjësi dhe barazi – nga institucioni i parë, e deri te konsumatori i fundit", thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/