LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Mitrovicës sqaron mospërfshirjen e emrit të vogëlushes Elizabeta Hasani në pllakën përkujtimore

Komuna e Mitrovicës sqaron mospërfshirjen e emrit të vogëlushes Elizabeta Hasani në pllakën përkujtimore

Sot Komuna e Mitrovicës përmes një reagimi për media ka sqaruar mospërfshirjen e emrit të vogëlushes Elizabeta Hasani në pllakën përkujtimore.

Në sqarimin për media thuhet se një vit para ngritjes së pllakës përkujtimore kanë bërë thirrje publike përmes ueb faqes zyrtare të komunës për gjithë ata që kanë informata për viktimat dhe të lënduarit, që të lajmërohen në zyrën tonë për të pasur evidencë sa më të plotë.

Lexoni të plotë sqarimin e komunës:


“Sqarim për opinionin publik lidhur me mos përfshirjen e emrit të vogëlushes Elizabeta Hasani në pllakën përkujtimore

Komuna e Mitrovicës priti me shqetësim reagimin e djeshëm të z. Shkëlzen Gashi, për mungesën e emrit të vogëlushes së ndjerë Elizabeta Hasani nga komuniteti rom, në pllakën përkujtimore kushtuar viktimave të masakrës së 13 Marsit 1999 në tregun e Mitrovicës, ku sipas informatave zyrtare të cilat i kemi pasur deri më tani të siguruara nga zyra rajonale e KMLDNJ-së, dhe zyrës për viktimat e luftës në kuadër të Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, kanë figuruar 6 të vrarë dhe 128 të plagosur, disa më rëndë e disa më lehtë. Të dhënat e njëjta kanë qëndruar për 20 vite edhe në pllakën e vjetër përkujtimore e cila është zëvendësuar me pllakën e re, pa asnjë reagim.

Komuna e Mitrovicës asnjëherë nuk ka marrë veprime diskriminuese dhe paragjykuese, përkundrazi gjithmonë ka pasur qasje progresive ndaj komuniteteve pakicë në Mitrovicë, gjë që dokumentohet me takime të shpeshta në Komunë dhe në komunitetet, por edhe me investime infrastrukturore në lagjet ku kryesisht jetojnë, dhe jemi komuna e vetme në Kosovë që e kemi Qendrën e Kulturës enkas për komunitete, ku i zhvillojnë aktivitetet e tyre kulturore, debatet mbi forcimin e rolit të gruas e të rinjve dhe integrimin e plotë në shoqëri.

Duam të theksojmë se një vit para ngritjes së pllakës përkujtimore, respektivisht me datë 03.04.2019, kemi bërë thirrje publike përmes web faqes zyrtare të komunës për gjithë ata që kanë informata për viktimat dhe të lënduarit, që të lajmërohen në zyrën tonë për të pasur evidence sa më të plotë.

Gabimi eventual edhe pse pa fajin e Komunës dhe pa asnjë qëllim do të përmirësohet pa asnjë hezitim. Po ashtu mendojmë se roli i shoqërisë civile është të këshilloj dhe sugjeroj e jo të sulmoj pa ndonjë debat paraprak. Tek e fundit as ata nuk mund të i ikin përgjegjësisë për fshehje të faktit krejt këto vite, nëse i kanë pasur në dispozicion”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori