Komuna e Malishevës vazhdon të jetë një prej vendeve më të qeta dhe më stabile në fushën e sigurisë së përgjithshme, në veçanti në gjashtë mujorin e parë të këtij viti ka rënie të vjedhjeve, por ka edhe rritje të zbulimit të rasteve të veprave penale.
Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), e cila është drejtuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.
Sipas një njoftimi për media, gjatë raportimit në këtë mbledhje, komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Azem Krasniqi, ka thënë se në raport me gjashtë mujorin e vitit të kaluar, gjendja është shumë më e mirë dhe në këtë ka ndikuar vendosja e kamerave të sigurisë në qytet.
Gjatë raportimit dhe krahasimit me gjashtë mujorin e parë të vitit të kaluar, kapiteni Krasniqi, ka thënë se ka rënie të rasteve të vjedhjeve, ku nga 34 raste të regjistruara gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2018, këtë vit janë regjistruar vetëm 5 raste, po ashtu edhe zbulueshmëria e rasteve është rritur për 20 për qind, dhe kjo sipas Krasniqit, “është rezultat i vendosjes së kamerave dhe rritjes së aktiviteteve policore për rreth 20 për qind më shumë”.
Sa i përket shërbimeve emergjente, sipas drejtorit komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi, në gjashtë mujorin e parë ka pasur më pak raste emergjente. Ai po ashtu ka bërë të ditur se edhe për sezonin pranveror janë mobilizuar të gjitha shërbimet, sikur zjarrfikësit, ashtu edhe shërbimet shëndetësore. Sa i përket situatës me EHKK, Gashi ka bërë të ditur se është duke vazhduar dezinsektimi i zonave endemike, përkatësit deri më tani janë dezinfektuar 24 zona, të cilat llogariten si zona endemike.
Drejtori Gashi, gjithashtu ka apeluar për kujdes të shtuar ndaj zjarreve, pasi tashmë jemi në sezonin e korrje-shirjeve dhe mund të ndodhë të kemi zjarrëvënie të hamulloreve dhe kjo paraqet rrezik për të gjithë.
Temë tjetër e diskutuar në këtë mbledhje, ishte edhe siguria në shkolla dhe përfundimi i vitit shkollor, ku sipas drejtorit të DAE, Blerim Thaçi, siguria në shkollat e Komunës së Malishevës, është në nivel të kënaqshëm, pasi nuk ka pasur probleme dhe kjo fale bashkëpunimit dhe koordinimit të mirë me Policinë e Kosovës.
Sa i përket përfundimit të vitit shkollor, drejtori Thaçi, ka thënë se ky vit shkollor ka përfunduar me sukses të kënaqshëm, pavarësisht sfidave të krijuara sidomos nga sindikata e arsimit dhe greva e mbajtur, por rezultatet nuk kanë munguar.
Kurse për regjistrimin në klasat e dhjeta dhe klasat e para, drejtori Thaçi, ka bërë të ditur se në gjimnaz është plotësuar numri i nxënësve, kurse në shkollat profesionale ka vende ende, të cilat pritet të plotësohen në fazën e dytë të regjistrimit.
Thaçi, ka bërë të ditur se në klasat e para këtë vit, do të regjistrohen 65 nxënës më shumë dhe ky është një lajm i mirë.
Temë tjetër e debatuar në këtë mbledhje të KKSB-së, është sezoni i ardhjes së mërgimtarëve dhe siguria e tyre, sidomos në trafik, ku është bërë e ditur se janë marrë disa masa në këtë drejtim, kurse komuna ka bërë të ditur se nga 15 korriku, edhe oborri i komunës, do të jetë në shërbim të mërgimtarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Osmani mbështet deklaratën e sekretarit Rubio për sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja