LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Malishevës miratoi projekt buxhetin 2020-2022

Komuna e Malishevës miratoi projekt buxhetin 2020-2022

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot pasdite ka vazhduar me mbajtjen e mbledhjes së dytë të jashtëzakonshme për këtë vit, ku pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi dhe miratimi projekt buxheti komunal.

Pas shqyrtimit dhe diskutimeve të bëra, Kuvendi i Komunës së Malishevës, e ka miratuar me plotësime dhe ndryshime, projekt buxhetin komunal, të propozuar nga Kryetari  Komunës.

Projekt buxheti komunal, 2020-2022, me theks të veçantë për vitin 2020, ka kaluar në disa procese të shqyrtimit dhe diskutimeve publike, ku fillimisht qeveria komunale, i ka mbajtur dëgjimet publike me qytetarë dhe e ka dërguar në Kuvendin e Komunës për shqyrtim.


KK i Malishevës, më pas e ka dërguar në diskutim publik, dhe debatet i ka organizuar Kuvendi i Komunës.

Pas kalimit në të gjitha këto procedura të hartimit të buxhetit, ai sot është miratuar me shumicë të votave nga ana e anëtarëve të Kuvendit të Komunës.

Buxhet i Komunës së Malishevës, për vitin 2020, është 15 milion e 583 mijë e 802 euro dhe është i ndarë në pesë kategori buxhetore. Për investime kapitale janë të ndara 3 milion e 840 mijë e 909 euro.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Kalo në kategori