Komuna e Klinës njofton fermerët për shpërndarjen e spërkatëseve bujqësore

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural e Komunës së Klinës ka njoftuar fermerët që janë përzgjedhur nga Komisioni për t’u subvencionuar me spërkatëse bujqësore se shpërndarja e pajisjeve do të realizohet më 30 janar 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, shpërndarja do të bëhet duke filluar nga ora 13:00, në Palestrën Sportive “Adem Jashari” në Klinë.
Drejtoria ka bërë të ditur se të gjithë fermerët përfitues janë të obliguar të jenë të pranishëm në kohën e caktuar për pranimin e pajisjeve.
Mosprania e fermerëve në termin e përcaktuar nënkupton humbjen e së drejtës për përfitim nga kjo subvencion.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të përpjekjeve të Komunës së Klinës për mbështetjen e sektorit të bujqësisë dhe rritjen e kapaciteteve të fermerëve lokalë. /Telegrafi/




















































