LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 14° partlycloudy_night

Komuna e Kamenicës ndanë mbi 46 mijë euro për bursa të 141 studentëve

Komuna e Kamenicës ndanë mbi 46 mijë euro për bursa të 141 studentëve

Komuna e Kamenicës ka ndarë 46 mijë e 600 euro në total për mbështetje të studentëve të rregullt, për vitin akademik 2024/2025.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Dervishi, ka thënë për Telegrafin se janë në fund të procesit dhe sipas tij, për këtë vit akademik do të mbështeten 141 studentë të Komunës së Kamenicës.

Përmes një vendimi, komuna njofton se kriteret e përgjithshme për përfituesit e bursave janë se duhet të jenë studentë të rregullt nga viti i dytë e tutje të regjistruar në fakultetet publike të Kosovës, duke i përjashtuar studentët në studimet pasuniversitare – master dhe doktoraturë.


Studentët duhet të mos jenë përsëritës të vitit akademik dhe gjithashtu të jenë banorë të Komunës së Kamenicës.

Ndërsa, kriter i veçantë është vërtetimi ose ID kartela, si dëshmi për regjistrimin në universitete publike në vitin e parë të studimeve 2024/2025.

Një nga kriteret e veçanta është edhe nota mesatare dhe si rrjedhojë, në bazë të kësaj do të vlerësohen studentët edhe me pikë.

Gjithashtu, është edhe numri i studentëve në familje (dy e më shumë), kategoritë e dala nga lufta, studentët në asistencë sociale, studentë në fushat ku ka mungesë të kuadrove, studentë me nevoja të veçanta, studentë pa prindër.

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë kopja e ID-së së studentit, vërtetim se studenti ka regjistruar vitin akademik 2024/2025, kopja e dokumentit të identifikimit, certifikatave e notave, certifikata e vendbanimit.

Përveç këtyre, komuna kërkon edhe vërtetim se studenti është anëtar i ngushtë i familjes së kategorive të dala nga lufta, vërtetim për shfrytëzimin e ndihmës sociale të lëshuar nga Qendra për Punë Sociale, derisa për studentët pa njërin prind ose dy prindërit nevojitet certifikata e vdekjes, kurse për studentët me nevoja të veçanta kërkohet vërtetim nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Kalo në kategori