Në Komunën e Kamenica është mbajtur një takim për të diskutuar lehtësimin e procedurave administrative për qytetarët e Luginës së Preshevës në procesin e fitimit të shtetësisë së Republika e Kosovës.

Sipas njoftimit të komunës, drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Arlindë Sejdiu, ka pritur në takim koordinatorin e Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Enver Haziri.


Gjatë takimit është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe krijimin e lehtësirave në procedurat administrative për qytetarët e kësaj zone.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe rëndësia e koordinimit ndërinstitucional, me qëllim që qytetarëve të Luginës së Preshevës t’u mundësohet qasje më e lehtë dhe më e shpejtë në procedurat përkatëse për fitimin e shtetësisë së Kosovës. /Telegrafi/